E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Kërcënimi ndaj Ylli Rakipit, rast i përsëritur i presionit ndaj gazetarëve në detyrë

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA po përcjell me shumë shqetësim lajmet për kërcënimet serioze që ka marrë drejtuesi i programit të njohur televiziv “Të paekspozuarit”, z. Ylli Rakipi. Si një rast i përsëritur i presionit në forma të ndryshme ndaj gazetarëve në detyrë, AMA dënon çdo përpjekje që cënon dhe rrezikon fjalën e lirë dhe […]

Organizohet forumi i parë i diskutimit për ndryshimet në ligjin e AMA-s dhe AKEP-it

Sot, në datën 17 dhjetor 2018, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), organizuan forumin e parë të diskutimit mbi ndryshimet në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar” dhe në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i […]

Përmirësimi i raportimit gjatë fushatës për zgjedhjet vendore

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS) dhe Departamentin e Gazetaris dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, ditën e mërkurë, datë 12 Dhjetor 2018, prezantuan fillimin e projektit “ZGJEDHJET LOKALE DHE MEDIA”. Në prag të zgjedhjeve vendore në qershor të vitit 2019, të tre partnerët angazhohen se do të organizojnë […]

Gazetarët dhe përmbajtjet mediatike që ata përgatisin nuk mund të sulmohen dhe anatemohen me qëndrime ekstremiste

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, u njoh me një deklaratë të djeshme për median lëshuar nga organizata OMONIA, dega Sarandë, si reagim ndaj dëmtimit të një pllake përkujtimore dedikuar një figure që përshkruhet si “luftëtar i minoritetit etnik grek”. Ajo që bie në sy në deklaratën e OMONIA-s, në të cilën kërkohet dhe reagimi i […]

AMA organizon tryezën e diskutimit “Gjuha e urrejtjes në mediat audiovizive”

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), dhe Këshilli i Ankesave, organizuan ditën e mërkurën, datë 14.11.2018, Tryezën e Rrumbullakët me temë “Gjuha e urrejtjes në mediat audiovizive”. Qëllimi i kësaj Tryeze ishte skanimi i situatës përmes prezantimeve të studiuesve dhe ekspertëve të fushës, të cilët ndanë pikëpamjet e tyre analitike në lidhje me gjuhën e urrejtjes […]

Autoritetet rregullatore të Shqipërisë dhe Kosovës tregojnë vullnet për forcimin e bashkëpunimit

Një delegacion i nivelit të lartë nga Komisioni i Pavarur i Medias së Kosovës (KPM), drejtuar nga Z. Muja Ferati, Kryetar i KPM-së, Zj. Violeta Hyseni Kelmeni Nënkryetare, Zj. Naile Krasniqi, Drejtoreshën Ekzekutive, dhe Anëtarët Zj. Vlorë Berisha, Zj. Anita Muriqi, Zj. Maja Slavic, Z. Xhemajl Krasniqi, zhvilluan ditën e hënë më 24 shtator 2018 […]

Informacione mbi procesin e digjitalizimit të transmetimeve audiovizive në qarqet e Tiranës dhe Durrësit

Nisur nga pyetjet, telefonatat dhe komentet e shumta ardhur pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), po ju përsërisim disa informacione mbi procesin e digjitalizimit të transmetimeve në qarkun e Tiranës dhe Durrësit. Me fillimin e transmetimeve digjitale banorët e qarkut të Tiranës dhe Durrësit kanë mundësi të ndjekin 34 kanale pa pagesë të cilat mund […]

PYETJE TË SHPESHTA MBI DIGJITALIZIMIN

PYETJE TË SHPESHTA A disponon AMA ndonjë material informues mbi lidhjen e dekoderave DVB-T2 me televizorin dhe informacione të tjera të nevojshme për procesin e digjitalizimit? Të gjitha këto informacione do t’i gjeni të ilustruara në Broshurën që AMA ka përgatitur që në fillim të procesit, të cilen mund ta gjeni në faqen zyrtare të […]

Vështirësitë e pajisjes së qytetarëve me dekoderat, AMA vendos rindezjen e transmetimeve televizive analoge për Tiranën dhe Durrësin

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA ka vendosur rindezjen e transmetimeve televizive analoge deri më 15 janar 2019. Duke folur të martën, më 11 shtator 2018, në një takim me gazetarët në zyrën e tij, kryetari i këtij institucioni, z. Gentian Sala, tha se, vendimi kishte si shkak situatën e krijuar në terren ditët e fundit, […]

Kryetari i AMA-s bashkëbisedon me gazetarët për digjitalizimin e transmetimeve audiovizive në qarqet Tiranës dhe Durrësit

Të hënën, më 10 shtator 2018, kryetari i Autoritetit të Medias Audiovizive, z. Gentian Sala, zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët, ku në fokus ishte mbyllja e transmetimeve analoge audiovizive për qarqet e Tiranës dhe Durrësit. Ai ka vlerësuar maksimalisht procesin, pasi në këto dy qarqe, ku banojnë rreth 1/3 e popullatës së Shqipërisë, tashmë ndjekësit […]

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara