E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

“Bashkërregullimi, si mjet në luftën kundër piraterisë”. AMA nis turin e tryezave të diskutimit me subjektet kabllorë në të gjitha qarqet. Diskutohen shqetësimet aktuale të tregut dhe zgjidhjet

Berati ka qenë destinacioni i parë, i një turi tryezash diskutimi, që kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, ka inicuar me qëllim, diskutimin ballë për ballë të shqetësimeve aktuale, me subjektet e ligjshëm kabllorë në të gjitha qarqet e vendit.  Me formulën, “Bashkërregullimi, si mjet në luftën kundër piraterisë”, ky tur e ka pasur ndalesën e… Continue Reading “Bashkërregullimi, si mjet në luftën kundër piraterisë”. AMA nis turin e tryezave të diskutimit me subjektet kabllorë në të gjitha qarqet. Diskutohen shqetësimet aktuale të tregut dhe zgjidhjet

Monitorimi i Përmbajtjeve: Volumi i reklamave institucionale në televizionet kombëtare gjatë muajit Gusht varion nga 0-0.003%

Volumi i reklamës publike, në raport me atë të reklamave në tërësi në televizione është një nga komponentët e monitorimeve mujore që kryhen nga AMA. Të dhënat për muajin Gusht tregojnë se vlerat e reklamës institucionale në televizionet kombëtare variojnë nga, minimumi 0%, në 0.003% të volumit. Të dhëna të tjera që dalin nga monitorimi i përmbajtjeve,… Continue Reading Monitorimi i Përmbajtjeve: Volumi i reklamave institucionale në televizionet kombëtare gjatë muajit Gusht varion nga 0-0.003%

Transparencë mbi bashkëpunimin AMA – TikTok: 776 video të bllokuara për pirateri dhe 95 për përmbajtje të dëmshme

Edhe kjo javë ka qenë e ngarkuar për ekipet që shqyrtojnë raportimet e qytetarëve për përmbajtje të dëmshme në TikTok. Nga fillimi i bashkëpunimit të AMA-s me këtë platformë dhe nga hapja e një linku të dedikuar në faqen zyrtare online të Autoritetit, ku publiku mund të raportojë përmbajtjet që i gjykon si të dëmshme,… Continue Reading Transparencë mbi bashkëpunimin AMA – TikTok: 776 video të bllokuara për pirateri dhe 95 për përmbajtje të dëmshme

Monitorimi i Përmbajtjeve në Gusht: Temat sociale më të trajtuarat në edicionet informative, në mediat audiovizive

Muaji Gusht ka prodhuar më shumë lajme sociale për mediat audiovizive. Të dhënat e përllogaritura nga ekipet e monitorimit dhe analizës në AMA, tregojnë se lajmet me tema sociale kanë zënë përqindjen më të madhe të hapësirës informative në televizionet kombëtare, të ndjekura nga lajmet ndërkombëtare. Siç duket në përmbledhjen e mëposhtme, pas sociales, me… Continue Reading Monitorimi i Përmbajtjeve në Gusht: Temat sociale më të trajtuarat në edicionet informative, në mediat audiovizive

Transparencë mbi bashkëpunimin AMA – TikTok. Bilanci 3 javor: 639 video të bllokuara për pirateri, 85 për përmbajtje të dëmshme

Vetëm tre javë nga fillimi i bashkëpunimit të AMA-s me platformën TikTok dhe nga hapja e një linku të dedikuar për qytetarët, në faqen zyrtare online të Autoritetit, janë raportuar me qindra video dhe profile.    Për raportimin e përmbajtjeve me dhunë, gjuhë urrejtje, abuzim me fëmijët dhe të komuniteteve apo shkelje të të drejtave… Continue Reading Transparencë mbi bashkëpunimin AMA – TikTok. Bilanci 3 javor: 639 video të bllokuara për pirateri, 85 për përmbajtje të dëmshme

Kryetarja e AMA-s, znj. Armela Krasniqi pret homologun polak, z. Maciej Swirski. Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes rregullatorëve të dy vendeve

Kryetarja e AMA-s, znj. Armela Krasniqi ka pritur sot Presidentin e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit Polak (KRRIT), z. Maciej Swirski. Gjatë takimit të organizuar në ambjentet e AMA-s, Kryetarja Krasniqi ka shprehur vlerësimin për mundësitë e reja të bashkëpunimit që hapen sot mes dy rregullatorëve, atij shqiptar dhe polak. “Kjo është e rëndësishme,… Continue Reading Kryetarja e AMA-s, znj. Armela Krasniqi pret homologun polak, z. Maciej Swirski. Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes rregullatorëve të dy vendeve

Transparencë mbi bashkëpunimin AMA – TikTok. Bilanci 2 javor: 403 video të bllokuara për pirateri

Vazhdojnë raportimet nga qytetarët për videot me përmbajtje të dëmshme në TikTok. Dy javë nga fillimi i bashkëpunimit të AMA-s me këtë platformë dhe nga hapja e një linku të dedikuar në faqen zyrtare online të Autoritetit, ku publiku mund të raportojë përmbajtjet që i gjykon si të dëmshme, janë raportuar me qindra të tilla.Bëhet… Continue Reading Transparencë mbi bashkëpunimin AMA – TikTok. Bilanci 2 javor: 403 video të bllokuara për pirateri

Kryetarja e AMA-s, znj. Armela Krasniqi para Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik mbi bashkëpunimin e lidhur me platformën TikTok. Më poshtë fjala e plotë:

Përshëndetje! Dekadat e fundit i kanë vënë, si profesionistët e medias ashtu edhe rregullatorët, para sfidës, mbase më të madhe të kohës sonë: Sfidës së etikës dhe profesionalizmit përballë zhvillimit marramendës të teknologjisë, si pasojë e së cilës, metodat e reja të shpërndarjes së informacionit ia kanë dalë të përmbysin formulën tradicionale të komunikimit media-publik.… Continue Reading Kryetarja e AMA-s, znj. Armela Krasniqi para Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik mbi bashkëpunimin e lidhur me platformën TikTok. Më poshtë fjala e plotë:

Bashkëpunimi mes AMA dhe TikTok, Krasniqi para Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik: Proces rregullues, siç e parashikon ligji

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi prezantoi sot në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, bashkëpunimin e lidhur ndërmjet AMA-s dhe rrjetit social TikTok. Krasniqi bëri me dije se, në funksion të këtij bashkëpunimi, AMA ka proceduar me hapjen e një dritareje në faqen e saj web, ku mundësohet dërgimi… Continue Reading Bashkëpunimi mes AMA dhe TikTok, Krasniqi para Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik: Proces rregullues, siç e parashikon ligji

Transparencë mbi bashkëpunimin AMA – TikTok: Në 5 ditë bllokohen qindra video pirate dhe dhjetra video me përmbajtje të dëmshme

Kanë mjaftuar vetëm pak orë, pas bërjes publike të enjten e kaluar, të kryetares së AMA-s, Armela Krasniqi, për nisjen e bashkëpunimit me platformën TikTok, që raportimet e përmbajtjeve të dëmshme të publikuara në këtë platformë, të numërohen me dhjetra. 5 ditë nga fillimi i këtij bashkëpunimi dhe nga hapja e një linku të dedikuar… Continue Reading Transparencë mbi bashkëpunimin AMA – TikTok: Në 5 ditë bllokohen qindra video pirate dhe dhjetra video me përmbajtje të dëmshme

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara