Ekipet e AMA-s janë çdo ditë në terren në luftë kundër piraterisë ndërsa efektet pozitive janë të dukshme. Gjatë ditës së djeshme, si rezultat i inspektimeve në terren, u konstatua IP Publike 109.236.44.109:8000, e cila korrespondon me URL, tvfix.site:8000, prej nga ushqehej një server Astra që shërbente për shpërndarje kanalesh. Ky server është identifikuar nga […]
Që prej muajit gusht 2024 kur Autoriteti i Mediave Audiovizive nisi bashkëpunimin me TikTok shifrat e luftës kundra piraterisë në internet, janë shumë optimiste. Deri më tani janë hequr nga platforma të 1064 videot e raportuara për pirateri, ndërsa janë mbyllur 151 profile pasi janë raportuar për përmbajtje të piratuara. Gjatë këtyre muajve në AMA […]
Ekipet e inspektimit të AMA-s janë çdo ditë të javës në terren në luftë kundër piraterisë. Gjatë ditës së djeshme, si rezultat i inspektimeve në terren, u konstatuan IPTV, të cilat kishin të drejtë përdorimi në rrjetin e brendshëm të IP-së publike, 109.236.46.234 me anë të url http://xiiitv.lat Provat teknike të bëra në terren vërtetuan se […]
Kryetarja e AMA-s merr pjesë në mbledhjen e 72-të të Observatorit Evropian Audioviziv. Në këtë mbledhje të nivelit të lartë, e mbajtur në mjediset e Pallatit të Këshillit të Evropës, u prezantuan të gjitha gjetjet dhe faktografitë e vitit audioviziv 2024, trendet e tregut mediatik, dokumente mbi Direktivën Evropiane të Shërbimeve Audiovizive duke u mbështetur […]
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka përmbushur një prej detyrimeve të procesit të integrimit, atë të transparencës së pronësisë së subjekteve audiovizive dhe të aksesueshmërisë së kësaj transparence. Pas miratimit të rregullores “Për kriteret dhe procedurat e shqyrtimit të ndryshimeve në strukturën e pronësisë dhe transparencën e të dhënave të lidhura me pronësinë e OSHMA-ve”, në […]
Përfaqësues të AMA-s kanë marrë pjesë në takimin e dytë të Grupeve Rregullatore Europiane për Shërbimet e Medias Audiovizive, i cili u zhvillua në Bruksel. Në rolin e vendit vëzhgues, bashkë me Malin e Zi dhe Turqinë, ky angazhim vjen me qëllim afrimin akoma më shumë në qasjen e shteteve anëtare të BE-së në rregullat […]
Kryetarja e AMA-s, Znj. Armela Krasniqi, pritet në zyrat e Këshillit të Evropës, nga Znj. Alina Tatarenko, shefe e Divizionit të Bashkëpunimit për Lirinë e Shprehjes. Gjatë takimit me të, Znj.Krasniqi i paraqiti prioritetet kryesore të AMA-s ndër të cilat më kryesore përmendim, transparencën e pronësisë së medias audiovizive, si një proces i kryer tashmë, […]
Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi takon përfaqësuesit e subjekteve kabllorë në qarkun e Korçës, të autorizuar institucioni që ajo drejton. Thelb i takimit është bashkëveprimi me to, për të luftuar së bashku piraterinë. “Shtimi i subjekteve ISP, që ofrojnë në mënyrë të paligjshme produkt audioviziv, po dëmton konkurrencën dhe subjektet e ndershëm. Ndaj ne […]
Pas raportimeve të bëra nga qytetarët në Autoritetin e Mediave Audiovizive, dhe bashkëpunimit me TikTok, janë hequr nga platforma të 995 video të raportuara për pirateri. Ndërkaq janë mbyllur 140 profile, pasi janë raportuar për përmbajtje të piratuara. Falë bashkëpunimit të AMA-s me qytetarët dhe platformën TikTok, janë të shumta ankesat e qytetarëve dhe po […]
Për shkelje të ndryshme ligjore të konstatuara, gjatë periudhës Janar-Tetor 2024, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka miratuar 46 gjoba për subjekte të ndryshme: radio, televizione e subjekte kabllorë të autorizuar. Nga monitorimi i përmbajteve, nga kontrollet e grupeve të inspektimit apo nga shqyrtimi i ankesave të mbërritura në Këshillin e Ankesave, gjatë kësaj periudhe janë […]