Drejtor i Kabinetit
Anisa Kureta
Kontakt : anisa.kureta@ama.gov.al
Këshilltar i Kryetarit
Edlira Prendi, është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Histori-Filologjisë, dega Gazetari –Komunikim në vitin 2004. Në vitin 2009-2010 ka ndjekur studimet Master “Politika Publike” në Universitetin Europian të Tiranës. Që në vitin 2006 është angazhuar në median e shkruar si gazetare pranë të përditshmës “Korrieri”. Në vitin 2008, është angazhuar në median audiovizive. Ka punuar pranë televizionit informativ Ora News deri në vitin 2011, për të vijuar angazhimin dy-vjeçar pranë televizionit Vizion Plus. Në vitin 2013-të, znj.Prendi nisi punën pranë Ministrisë së Mbrojtjes në pozicioninin e Këshilltarit për Median, detyrë në të cilën qëndroi për katër vite. Në vitet 2017-2019, u emërua pranë Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme si Këshilltar Komunikimi. Nga viti 2019-të angazhohet pranë Autoritetit të Mediave Audiovizve në pozicionin e Këshilltarit të Kryetarit.
Kontakt : edlira.prendi@ama.gov.al