+355 67 303 3000 info@ama.gov.al

Këshilli i Ankesave

Ligji nr. 97/2013 “ Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” përcakton se Këshilli i Ankesave caktohet nga AMA me shumicë të cilësuar dhe përbëhet nga:

Kryetari i Këshillit të Ankesave dhe dy anëtarë të Këshillit të Ankesave, specialistë të fushës së medias.

Kryetari dhe anëtarët emërohen për një periudhë 3-vjeçare, me të drejtë riemërimi jo më shumë se një herë.

Këshilli i Ankesave ka për objekt të punës mbikëqyrjen e zbatimit të kodit dhe rregulloreve të miratuara nga AMA, që kanë të bëjnë sidomos me respektimin e dinjitetit e të drejtave të tjera themelore të njeriut, në mënyrë të veçantë mbrojtjen e të miturve, të drejtës për informacion dhe sensibilizimit të opinionit publik, lidhur me respektimin e normave morale dhe etike në programet e ofruesve të shërbimeve audiovizive.

Funksionet kryesore të Këshillit të Ankesave, në përmbushje të objektit të punës së tij:

  1. të mbikëqyrë zbatimin e kodeve dhe rregulloreve nga OSHMA-të dhe RTSH-ja, sipas përcaktimeve të ligjit;
  2. të shqyrtojë ankesat e publikut;
  3. Të ndjekë në mënyrë periodike masën, në të cilën programet e një transmetuesi të huaj, të cilët tërësisht ose kryesisht u drejtohen spektatorëve në Republikën e Shqipërisë ekskluzivisht për qëllime informative, përputhen me kodet e transmetimit;
  4. të organizojë anketime të publikut për problemet etike të programeve. Përfundimet që nxjerr nga studimi i anketimeve dhe nga ankesat e publikut ia raporton AMA-s, duke sugjeruar masat për përmirësim. Përfundimet mund të publikohen edhe në mjetet e informimit publik;
  5. të botojë, çdo 6 muaj një përmbledhje të përfundimeve të nxjerra, në një buletin të veçantë që botohet nga AMA.

Pas miratimit zyrtar të strukturës së AMA-s nga Kuvendi i Shqipërisë, në fund të muajit shkurt 2015, kanë nisur procedurat për ngritjen e Këshillit të Ankesave. AMA po identifikohen kriteret e përgjithshme dhe të posaçme për personat që do e përbëjnë atë, duke iu referuar dhe eksperiencave të vendeve të tjera.

Përbërja e Këshillit të Ankesave

 

Z. Urim Bajrami

Kryetar

Z. Urim Bajrami është diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në fakultetin e Histori-Filologjisë në vitin 1997.  Z. Bajrami ka një përvojë shumëvjeçare në fushën e medias si dhe ka bashkëpunuar me disa nga mediat më të rëndësishme në vend. Ai ka qenë kryeredaktor i Gazetës “Shqip”, shef në Drejtorinë e Komunikimit Elektronik në Televizionin Top Channel, ka qenë Drejtor i Përgjithshëm në Televizionin “Scan” për një periudhë disavjeçare etj. Në periudha të ndryshme ka punuar si gazetar në disa gazeta të përditshme dhe periodike, si dhe ka përvojë në fushën e mësimdhënies.

Kontakt: urim.bajrami@ama.gov.al

Z/Znj

Anëtar/e

 

Kontakt: 

Z. Erald Kapri

Anëtar

Z. Erald Kapri ka përfunduar studimet Master për Komunikim në Universitetin e Westminster në vitin 2013 dhe është një ekspert në fushën e medias dhe komunikimit. Z. Kapri ka qenë korrespondent politik dhe ekonomik në gazeta të ndryshme si gazeta “Panorama”, gazeta “Standard” dhe “Metropol” si dhe është Pedagog i Jashtëm i Komunikimit në Universitetin e Tiranës. Ai është aktiv në shtypin e përditshëm të gazetës “Panorama” si dhe është pjesë e Institutit Universitar Evropian për shkrimin e një raporti mbi median dhe pluralizmin në Shqipëri

Kontakt: erald.kapri@ama.gov.al