AMA nis Konsultimin Publik për ndryshimet në Rregulloren e Autorizimeve: Masa të reja mbrojtëse për të drejtën e transmetimit

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka hedhur për konsultim publik ndryshimet e propozuara në rregulloren, “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së autorizimeve”. Për këtë qëllim, sot kryetarja e AMA-s, Znj. Armela Krasniqi ka ftuar në një tryezë diskutimi operatorët audiovizivë të Kukësit.

Në këtë tyrezë janë diskutuar propozimet për ndryshime, të cilat parashikojnë kritere të reja lidhur me marrjen e autorizimit, masa përforcuese ligjore për subjektet, për të dhënë shërbimin për të cilin janë të autorizuar, por edhe masa lehtësuese sa i takon dokumentacionit që kërkohet nga OSHMA-të në kërkesën e tyre për autorizim apo rinovim autorizimi.

Krasniqi ka theksuar vendosmërinë e Autoritetit në luftën kundër piraterisë në të gjitha format e saj, duke nënvizuar se institucioni qëndron në krah të subjekteve të ligjshme që respektojnë rregullat e tregut.

Përmes një thirrjeje publike, kryetarja e AMA-s ka ftuar gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast piraterie. “Paratë që shpenzoni për produkte të paligjshme janë para të hedhura në plehra”, ka thënë Krasniqi.

Gjithashtu ajo u ka bërë thirrje edhe operatorëve që të raportojnë çdo rast abuzimi që mund të konstatojnë gjatë ushtrimit të ligjshëm të të drejtave të tyre.

Perpara AMA vijon konsultimet publike për ndryshimet në rregulloren e autorizimeve: Tryezë me operatorët në Dibër

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2026 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara

Mirembahet nga INSTANT.AL