E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Evitimi i përmbajtjeve audiovizive që nxisin dhe justifikojnë dhunën

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, gjatë procesit të monitorimit dhe shqyrtimit të përmbajtjeve të transmetuara nga OSHMA-të, referuar kërkesave të ligjit 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ka identifikuar një problematikë të përsëritur. Duke vlerësuar maksimalisht mbulimin audioviziv të çështjeve të sigurisë së rendit publik, investigimet për zbardhjen e ngjarjeve kriminale… Continue Reading Evitimi i përmbajtjeve audiovizive që nxisin dhe justifikojnë dhunën

Zbatimi i kërkesave dhe standardeve ligjore për publicitetin e barnave

Nisur nga problematikat e identifikuara në publicitetin e barnave mjekësore, AMA i ka adresuar sot një shkresë zyrtare Ministrisë së Shëndetesisë dhe Mbrojtjes Sociale, për dijeni dhe Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Shoqatës së Përfaqësive Shqiptare Farmaceutike, Unionit të Biznesit Farmaceutik si dhe disa OSHMA-ve. Më poshtë ju njohim me tekstin e shkresës.… Continue Reading Zbatimi i kërkesave dhe standardeve ligjore për publicitetin e barnave

AMA organizon Tryezën e Dytë të Diskutimit “Rregullimi ligjor në marrëdhëniet e punës së gazetarëve në transmetimet audiovizive”

Të martën, më 19 nëntor 2019, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, organizoi në Tiranë Tryezën e Dytë të Diskutimit “Rregullimi ligjor në marrëdhëniet e punës së gazetarëve në transmetimet audiovizive”. Tryeza e Parë po mbi këtë çështje është zhvilluar po nga AMA në bashkëpunim me Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në Kuvendin… Continue Reading AMA organizon Tryezën e Dytë të Diskutimit “Rregullimi ligjor në marrëdhëniet e punës së gazetarëve në transmetimet audiovizive”

Kuvendi i Shqipërisë dhe AMA organizojnë tryezën e diskutimit me temë “Fëmijët në median audiovizive”

Grupi i deputetëve “Miqtë e fëmijëve”, në Kuvendin e Shqipërisë, në bashkëpunim me Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA), organizuan sot më datë 12 korrik 2019, tryezën e përbashkët të diskutimit, me temë “Fëmijët në median audiovizive”. Ky takim zhvillohet në funksion të zbatimit të rekomandimeve të Kuvendit për AMA-n. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin… Continue Reading Kuvendi i Shqipërisë dhe AMA organizojnë tryezën e diskutimit me temë “Fëmijët në median audiovizive”

Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Agjencia për Shërbimet e Komunikimeve Elektronike dhe Postare e Malit të Zi nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Agjencia për Shërbimet e Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Malit të Zi (EKIP) nënshkruan, më datë 30 maj 2019, një memorandum bashkëpunimi për “Mirëkuptim dhe Shkëmbim të Informacionit në fushat e Komunikimeve Elektronike dhe Mediave Audiovizive”. Në mjediset e EKIP, u pritën Zëvendëskryetari i AMA-s, Z. Sami Nezaj, Drejtori… Continue Reading Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Agjencia për Shërbimet e Komunikimeve Elektronike dhe Postare e Malit të Zi nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit

AMA solidarizohet me gazetaren e televizionit News 24 Znj. Klodiana Lala

Autoriteti i Mediave Audiovizive u njoh nga media me sulmin që i është bërë mëngjesin e ditës së sotme banesës së babait të gazetares të televizionit News 24  Znj. Klodiana Lala. Fjala e lirë, intergriteti i profesionit të gazetarit janë në themel të një shoqërie demokratike. Autoriteti i Mediave Audiovizive dënon me forcë sulmin me… Continue Reading AMA solidarizohet me gazetaren e televizionit News 24 Znj. Klodiana Lala

AMA vendos mosdhënien e licencave kombëtare të transmetimit audioviziv numerik sipas procedurës së Beauty Contest

Ditën e hënë, më datë 01.02.2016, u zhvillua mbledhja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, në të cilë morën pjesë: z.Gentian Sala, Kryetar; z.Sami Nezaj, Zëvëndëskryetar; z.Gledis Gjipali, Anëtar; z.Piro Misha, Anëtar; znj.Suela Musta, Anëtar; z.Zylyftar Bregu, Anëtar. Continue Reading AMA vendos mosdhënien e licencave kombëtare të transmetimit audioviziv numerik sipas procedurës së Beauty Contest

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara