Lajmet me karakter social zunë 26,28% të hapësirës në edicionet informative të televizioneve kombëtare gjatë tetorit 2026, sipas të dhënave të monitorimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Në vendin e dytë u renditën lajmet politike, me 15,80%, të ndjekura nga lajmet ndërkombëtare, me 10,54%.
Veprimtaria e qeverisë zuri 8,98% të hapësirës informative, ndërsa lajmet sportive 6,20% dhe lajmet nga Kosova dhe rajoni 5,53%.
Çdo muaj, AMA publikon të dhënat e monitorimit mbi temat e trajtuara në edicionet informative të radiove dhe televizioneve kombëtare, së bashku me të dhëna të tjera mbi përmbajtjet e transmetuara. Të dhënat e plota gjenden në rubrikën Monitorimi i përmbajtjeve.