E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

AMA marrëveshje bashkëpunimi me Inspektoriatin Shtetëror të Punës. Krasniqi: Angazhim i përbashkët për zbatimin e ligjit mbi kushtet e punës dhe mbrojtjen e gazetarëve

Kryetarja e AMA-s, znj. Armela Krasniqi ka nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi me Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Kjo marrëveshje synon forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, për marrjen e masave, me qëllim rritjen e informimit dhe ndërgjegjësimit në sektorin e mediave audiovizive, në funksion të zbatimit të dispozitave ligjore që lidhen me kushtet e punës, mbrojtjen e punëmarrësve në […]

Takimi i 61-të i Platformës Evropiane të Rregullatorëve Audiovizivë, Krasniqi: Mbrojtja e fëmijëve online dhe edukimi mediatik, çështje prioritare për AMA-n

Kishinau, 15 maj 2025 – Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Znj. Armela Krasniqi, mori pjesë në punimet e Takimit të 61-të të Platformës Evropiane të Rregullatorëve Audiovizivë (EPRA), i cili u zhvillua në Kishinau, Moldavi, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të autoriteteve rregullatore nga vendet anëtare të platformës. Takimi shënoi një moment të veçantë, pasi […]

Zgjedhjet e 11 Majit, Kryetarja Krasniqi informon mbi monitorimin delegacionet e asambleve parlamentare të KE, OSBE dhe Parlamentit Europian

Një ditë para zgjedhjeve të 11 Majit, kryetarja e AMA-s, znj. Armela Krasniqi ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga OSBE, mes delegacioneve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE) dhe Parlamentit Europian (PE) dhe drejtues të institucioneve shqiptare, kandidatë, ekspertë dhe përfaqësues të medias.   Gjate këtij takimi, […]

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, kryetarja e AMA-s merr pjesë në forumin e organizuar në Prishtinë

Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi mori pjesë në Forumin e organizuar nga Universiteti UBT në Prishtinë, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. Me praninë e Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Besnik Berisha të Komisionit të Pavarur të Medias së Kosovës, profesorët e komunikimit Prof.Dr. Ferid Selimi, kryeredaktoren e KTV-së, Brikenda Rexhepi  autorë, përfaqësues të medias […]

Roli i medias në krijimin e një shoqërie të ndërgjegjshme. Sekretarja e Përgjithshme e AMA-s në samitin e organizuar nga RTUK

Forcimi i medias dhe roli i saj në krijimin e një shoqërie të ndërgjegjshme ka qenë tema e samitit 2-ditor, organizuar nga Këshilli Suprem i Radios dhe Televizionit Turk, RTUK, në Ankara. Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të rregullatorëve të rajonit, studiues, përfaqësues të medias dhe personalitete të botës akademike dhe politikës, ky samit […]

Kryetarja e AMA-s Znj. Krasniqi pret profesorin e Universitetit të Sociologjisë në Francë

Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi, priti në një takim profesorin e Universitetit të Sociologjisë, Instituti i Studimeve Politike të Parisit (Sciences Po), sociologun dhe gjuhëtarin, Z. Dominique Boullier, si dhe zyrtarë të lartë të Ambasadës Franceze në Shqipëri.  I ndodhur në Tiranë për një sërë aktivitetesh, me tematika të aktualitetit si, e drejta e […]

Monitorimi i përmbajtjeve, lajmet politike zënë vendin kryesor në edicionet informative

Muaji mars ka prodhuar më shumë lajme politike për mediat audiovizive. Siç tregojnë të dhënat e përllogaritura nga ekipet e monitorimit dhe analizës në AMA pas politikës me 26.94%, vijnë lajmet ndërkombëtare me 12.40%, të ndjekura nga ato sociale me 11.18%. Si çdo muaj, të dhënat me temat e lajmeve të trajtuara në edicionet informative […]

Mbrojtja e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme, vendet pjesëmarrëse në BRAF shkëmbejnë përvojat dhe diskutojnë sfidat e së ardhmes

Mbrojtja e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme në media ishte thelbi i diskutimeve në Asamblenë e 11-t të Forumit të Autoriteteve Rregullatore të Transmetimeve të Detit të Zi (BRAF), mbajtur në Baku të Azerbajxhanit. Punimet e Asamblesë së 11-të të BRAF-it u hapën nga Z. Ismat Sattarov, Kryetar i Këshillit Audioviziv i Republikës së Azerbajxhanit, […]

Asambleja e 11 e BRAF, kryetarja Krasniqi prezanton punën dhe progresin e arritur gjatë 2024

Janë zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit punimet e Asamblesë së 11-të të Forumit të Autoriteteve Rregullatore të Transmetimeve në Detin e Zi (BRAF). Në këtë platformë rajonale, që përfshin autoritetet rregullatore të transmetimeve të shteteve anëtare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC), janë diskutuar tema të rëndësishme që lidhen me sfidat aktuale të […]

Përfaqësues të AMA-s presin delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE. Diskutohet angazhimi i AMA-s në procesin e monitorimit të zgjedhjeve

Sekretarja e Përgjithshme e Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe drejtues të lartë të institucionit, kanë pritur sot në një takim, delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, i përbërë nga Koordinatorja Speciale e Misionit të përkohshëm vëzhgues të zgjedhjeve të 11 Majit, Farah Karimi, Ambasadori, Andreas Nothele dhe Sherif Abdili, Zyrtar Sekretariatit Ndërkombëtar të OSBE-së. Përfaqësuesit e AMA-s iu përgjigjën interesit të ekspertëve […]

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara