E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Ndryshimet në rregullore, kryetarja e AMA-s takon subjektet e autorizuar në Lezhë e Shkodër

Lehtësime në marrjen e autorizimit apo rinovimit si dhe mbrojtja e operatorëve të ligjshëm  përmes përforcimit të masave ligjore, janë thelbi i konsultimit publik që ka nisur AMA në të gjithë vendin, sa i takon propozimeve  të reja në rregulloren, “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së autorizimeve”.
 
Kryetarja e AMA-s, Znj. Armela Krasniqi takoi operatorët e autorizuar të qarkut të Lezhës e Shkodrës, ndërsa u shpjegoi propozimet për ndryshime në rregullore të cilat do ti japin fund konkurrencës së pandershme.
 
“Kemi vendosur të shtojmë masat ligjore, në mënyrë që të parandalojmë manipulimin e shpërndarjes së sinjalit tokësor, për qëllime që bien ndesh me licencimin dhe të drejtat e transmetimit.
Ndaj presim kontributin e çdo operatori të përfshirë në tregun audioviziv, individ apo grupe interesi, për këto propozime për ndryshime, të hedhura për konsultim publik” – tha kryetarja e AMA-s para operatorëve të autorizuar në veri të vendit.
 
Ajo shtoi se synimi i AMA-s është përshtatja më tej të legjislacionit shqiptar me praktikat më të mira europiane.
Perpara Konsultimet për ndryshime në rregulloren e AMA-s, Znj. Krasniqi takon përfaqësuesit ligjorë të Digicom, Digitalb, Vodafone, ONE Albania dhe Tring
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara