Një ndër detyrat funksionale të AMA-s është verifikimi i respektimit të kushteve të licencës dhe/ose autorizimit nga subjektet që ushtrojnë veprimtari audio dhe/ose audiovizive në Republikën e Shqipërisë. Mbështetur në nenin 78 të ligjit nr. 97/2013, AMA ka të drejtë të ushtrojë kontroll të veprimtarisë programore, financiare, teknike dhe organizative të mbajtësit të një licence dhe/ose autorizimi.
Në këtë kuadër, gjatë vitit 2023, ekipet e mbikqyrjes në AMA kanë kryer 1.210 orë monitorime për të drejtat e transmetimit për filmat artistikë dhe aktivitetet sportive.
Respektimi i të drejtave të transmetimit dhe lufta kundër piraterisë ka qenë dhe mbetet një prioritet i punës në AMA.