Vetëm gjatë vitit 2023, Këshilli i Ankesave në AMA ka marrë në shqyrtim 390 ankesa. Sipas të dhënave të dala nga KA, këto ankesa janë dërguar repsektivisht nga:
– 89% nga individë
– 4.7% nga shoqëria civile
– 3% nga studio ligjore
– 2% nga institucione
– 1.3% nga subjekte tregtare
59.5% e këtyre ankesave kanë si subjekt shkeljen e të drejtave të njeriut dhe etikës së komunikimit në transmetimet audio dhe audiovizive. Pjesa tjetër e tyre, kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të fëmijëve, privatësisë së tyre, komunikimet tregtare në median audiovizive etj.
Ky është numri më i lartë i ankesave të regjistruara ndonjëherë në Këshillin e Ankesave pranë AMA-s çka dëshmon rritjen e besimit të publikut por edhe ndërgjegjësimin e tij për cilësinë e përmbajtjeve që transmetohen nga OSHMA-të.
Komunikimi i shtuar me publikun, trajtimi me seriozitet i shqetësimeve dhe ankesave të tij, por edhe edukimi mediatik, si një proces i rëndësishëm i formësimit të një audience të përgjegjshme në tregun mediatik, mbeten përparësi e punës në AMA!