Të dhënat e monitorimit të përmbajtjeve për muajin shtator, të përgatitura nga ekipet e analizës në Autoritetin e Mediave Audiovizive, paraqesin shpërndarjen e kohës së transmetimit për partitë politike, praninë e institucioneve shtetërore dhe aktorët sinkron në televizionet kombëtare.
Në monitorimin e partive politike, Partia Demokratike e Shqipërisë zë 67,83% të kohës së transmetuar, e ndjekur nga Partia Socialiste me 29,44%. Partia e Lirisë përfaqësohet me 2,22%, Partia “Mundësia” me 0,37%, ndërsa Partia Lëvizja Bashkë me 0,14%.
Sa i përket pranisë së institucioneve shtetërore në subjektet audiovizive, Kryeministria zë 48,99% të kohës së monitoruar, Qeveria 29,27%, ndërsa Parlamenti përfaqësohet me 17,11% dhe Presidenca me 4,62%.
Në treguesin e aktorëve sinkron, Edi Rama kryeson me 33,90% të kohës së transmetuar, i ndjekur nga Sali Berisha me 15,62% dhe Oerd Bylykbashi me 4,11%.
Të dhëna të tjera të monitorimit të përmbajtjeve, përfshirë temat e lajmit, reklamat institucionale dhe tregues të tjerë të analizës, mund të konsultohen në faqen zyrtare të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

