E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Kryetarja e AMA-s takim me përfaqësuesin Bolger dhe shefin e ri të Departamentit të Demoktarizimit pranë zyrës së OSBE-së në Tiranë, Vela: Forcojmë bashkëpunimin

Kryetarja e AMA-s znj. Armela Krasniqi ka pritur sot përfaqësuesin Dan Bolger dhe shefin e ri të Departamentit të Demokratizimit pranë zyrës së OSBE-së në Shqipëri, z. Blerim Vela.
 
Me urimet më të mira për detyrën e re të z. Vela, kryetarja e AMA-s i është përgjigjur interesit të tyre mbi punën e AMA-s dhe çështjet kryesore me të cilat institucioni është i angazhuar aktualisht, si procesi i Matjes së Audiencës, një instrument i domosdoshëm për tregun mediatik audioviziv në Shqipëri. Aktualisht operatorët audiovizivë kanë pranuar ngritjen Komitetit të Përbashkët të Industrisë me 9 anëtarë dhe menjëherë pas përzgjedhjes së 3 televizioneve rajonale në këtë Komitet, pritet të vazhdohet më fazat e tjera deri në kryerjen e procesit. Roli nxitës i AMA-s në proces ka qenë vendimtar, në mënyrë që të nisë ndërtimi i strukturës së Matjes së Audiencës si një instrument që do të ndihmojë, jo vetëm në punën e vetë operatorëve, por edhe në transparencën e tregut mediatik audioviziv në vend.
 
Gjithashtu pjesë e diskutimeve kanë qenë edhe ndryshimet ligjore në ligjin organik të AMA-s,  përshtatja me Direktivat e BE-së, por edhe akte të tjera të rëndësishme që pritet të miratohen së shpejti, siç janë DSA (Akti i Shërbimeve Digjitale), EMFA (Akti Europian për Lirinë e Medias) etj.
 
Në takim është diskutuar gjithashtu edhe për aktualitetin mediatik të diktuar nga zhvillimi i teknologjisë, nevoja e rregullimit të Platformave të Shpërndarjes së Videove, ndikimi i Inteligjencës Artificiale etj.
Znj. Krasniqi ka shprehur falenderimet e saj për gatishmërinë për të mbështetur punën e AMA-s, qoftë me ekspertizë për ndryshimet dhe aktet ligjore, qoftë në aktivitete të përbashkëta, në tryeza periodike të takimeve me partnerët e mediave në Shqipëri, tek të cilat AMA merr pjesë aktive për të prezantuar veprimtaritë e saj dhe progresin e vazhdueshëm mbi zbatimin e angazhimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit në BE.
Perpara Rezultatet e monitorimit për vitin 2023: 55% e shkeljeve të konstatuara janë për reklamë të fshehtë
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara