E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE DHE KOMISIONERI PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI NËNSHKRUAJNË MEMORANDUM MIRËKUPTIMI

Me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus rëndësinë e garantimit të mbrojtjes nga diskriminimi në fushën e shërbimeve audiovizive Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi. Ky Memorandum mirëkuptimi synon institucionalizimin e bashkëpunimit dhe përcaktimin e rregullave dhe mënyrave brenda të cilave Institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga […]

NJOFTIM PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE

Nisur nga pasqyrimi më i fundit nga mediat audiovizive i një rasti të rëndë si përpjekje për vetëvrasje i një pacienti në spitalin infektiv në Tiranë, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, apelon ndaj OSHMA-ve që të evitojnë transmetimin me detaje të akteve të tilla dëshpëruese. Duke vlerësuar maksimalisht angazhimin dhe përkushtimin e redaksive audiovizive për […]

NJOFTIM PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE

  Nisur nga pasqyrimi më i fundit nga mediat audiovizive i një rasti të rëndë si përpjekje për vetëvrasje i një pacienti në spitalin infektiv në Tiranë, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, apelon ndaj OSHMA-ve që të evitojnë transmetimin me detaje të akteve të tilla dëshpëruese. Duke vlerësuar maksimalisht angazhimin dhe përkushtimin e redaksive audiovizive […]

KRYETARI I AMA-S TAKON MINISTRIN E INFORMATIKËS DHE ADMINISTRATËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive Gentian Sala zhvilloi një takim me Ministrin e Informatikës dhe Administratës të Maqedonisë së Veriut z. Jeton Shaqiri. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi nevojën për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve rregullatorë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por edhe çdo problem që AMA mund të ketë në […]

Konferenca Shkencore e Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit mbi cilësinë e lajmeve të transmetuesve televizivë shqiptarë e mbështetur nga AMA

Ditën e hënë, datë 26 tetor 2020, në mjediset e Fakultetit të Histori Filologjisë të Universitetit të Tiranës, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit zhvilloi konferencën shkencore “Cilësia e lajmeve të transmetuesve televizivë shqiptarë”. Ky projekt studimor është mbështetur dhe nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, në vijim të bashkëpunimit mes dy institucioneve publike prej vitit 2015. […]

Delegacioni i AMA-s në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Një delegacion nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, kryesuar nga kryetari Z. Gentian Sala ishte sot dt.12.10.2020 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, në një takim zyrtar në Komisionin Parlamentar për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, në prezencë të kryetarit Z. Mërgim Lushtaku, dy nënkryetarëve, Z. Valon Ramadani dhe Z. […]

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Ministria e Kulturës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Ministria e Kulturës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, për realizimin e projekteve të përbashkëta audiovizuale mbi promovimin e trashëgimisë kulturore Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Ministria e Kulturës nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, për realizimin e projekteve të përbashkëta audiovizuale mbi promovimin e trashëgimisë sonë kulturore. AMA miratoi fondin me vlerë […]

Paneli virtual i diskutimit “Reklamat për fëmijë dhe me fëmijët” organizuar nga AMA

Ditën e martë, 06.10.2020, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, organizoi panelin virtual të diskutimit me temë “Reklamat për fëmijë dhe me fëmijët”. Për AMA-n mbrojtja e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme audiovizive qenë dhe mbetet prioritet, ku një pjesë të tyre e zënë dhe reklamat dhe komunikimet tregtare. Trajtimi i ankesave që vijnë nga individë […]

Finalizohet procesi digjitalizimit në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë

Sot, datë 30.09.2020, në mesditë, në 4 qarqe të vendit, në Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë janë mbyllur të gjitha transmetimet televizive analoge. Kalimi nga analogu në numerik në këto qarqe është vijim i procesit të digjitalizimit që më herët ka ndodhur dhe në qarqet e Tiranës, Durrësit, Beratit, Korçës dhe Fierit. Ashtu siç është […]

Më 30 shtator 2020 mbyllen transmetimet televizive analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë

Në vijim të procesit të digjitalizimit të transmetimeve televizive në vendin tonë, ditën e mërkurë, datë 30 shtator 2020, do të finalizohet kalimi nga sistemi analog në atë numerik për qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. Procesi do të kryhet nga ora 10.00 deri më 11.00 dhe pas kësaj kohe nuk do të ketë më […]

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara