E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Monitorimi i Përmbajtjeve: Gjatë muajit tetor, në edicionet informative, mbizotërojnë lajmet ndërkombëtare

Lajmet ndërkombëtare kanë qenë mbizotëruese në televizionet kombëtare gjatë muajit Tetor. Nga rezultatet e monitorimit, të kryer nga ekipi i AMA-s, vihet re se lajmet ndërkombëtare zënë 15.96% të kohës, të ndjekura nga lajmet me tematikë sociale, me 11.72%.

Ndërsa politika ka “garuar” me lajmet që pasqyronin veprimtarinë e drejtësisë, respektivisht me 9.83% dhe 9.6% të kohës në edicionet informative. Pothuaj me të njëjtën kohë transmetimi janë temat e lajmeve nga sporti me 8.99%, lajmet nga Kosova dhe Rajoni me 8.66% dhe veprimtaria e qeverisë me 8.44%. Arti, kultura dhe kuriozitetet kanë zënë 7.38% të hapësirës informative ndërsa ekonomia 5.20%.

Të dhënat e detajuara mbi temat e lajmeve dhe kohën që iu është kushtuar atyre në edicionet informative, në kombëtare janë të paraqitura në grafik, por të dhënat e plota të monitorimit të radiove dhe televizioneve i gjeni në faqen zyrtare të Autoritetit, https://ama.gov.al/monitorimi-i-permbajtjeve/

Perpara Balanca gjinore në median audio dhe audiovizive: Meshkujt zënë përqindjen më të lartë të të punësuarve

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara