E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Rezultatet e monitorimit për muajin Tetor: Ama i “Tërheq vëmendjen” pesë televizioneve me shtrirje kombëtare

Monitorimi i përmbajtjeve të transmetuara nga OSHMA-të gjatë muajit Tetor, ka përfunduar me pesë masa, “Tërheqje Vëmendje”, për pesë televizione me shtrirje kombëtare. Shkeljet e konstatuara nga ekipi i Monitorimit dhe Analizës në AMA kanë të bëjnë me transmetimin e komunikimeve tregtare dhe reklamave në edicionet informative.

Ligji “Për median audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, i  ka të shprehura qartë kërkesat ligjore për reklamat dhe komunikimet me natyrë tregtare të fshehur. Në përcaktimin e nenit 3, pika 7 e këtij ligji saktësohet se “komunikim i fshehtë audioviziv me natyrë tregtare” është: “paraqitja me fjalë ose figurë e mallrave, shërbimeve, emërtimit, markës së prodhimit ose i veprimtarive të një prodhuesi mallrash ose ofruesi shërbimesh, në programe, kur një paraqitje e tillë, nga ofruesi i shërbimit të mediave, ka për qëllim të shërbejë si reklamë dhe mund të mashtrojë publikun mbi natyrën e tij…”.

Në nenin 42, pika 1, thuhet se: “komunikimet me natyrë tregtare në transmetimet audiovizive duhet të jenë qartësisht të dallueshme si të tilla. Komunikimet me natyrë tregtare të fshehura janë të ndaluara”.

Duke qenë se, gjatë procesit të monitorimit, pesë televizione janë gjetur në shkelje të këtyre neneve, AMA ka marrë masën “Tërheqje vëmendje” me paralajmërimin se, në raste të përsëritura, do të vijohet me procedimin administrativ, sipas legjislacionit në fuqi.

Perpara Monitorimi i Përmbajtjeve: Gjatë muajit tetor, në edicionet informative, mbizotërojnë lajmet ndërkombëtare

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara