E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Miratohen ndryshimet në Rregulloren, “Për kriteret dhe Procedurat e Dhënies së Autorizimeve”. Risi, paraqitja e kanalit të parë që përdor OSHMA-ja

Janë miratuar ndryshimet e kërkuara dhe biseduara me OSHMA-të ripërsëritëse, lidhur me Rregulloren “Për kriteret dhe Procedurat e Dhënies së Autorizimeve”, miratuar me vendimin Nr.99 datë 07.06.2017 të AMA-s.

Zhvillimet e tregut mediatik, por edhe problematikat e ndeshura në terren, nxorrën nevojën e ndryshimeve edhe të rregulloreve, mbi të cilën operojnë transmetuesit audio dhe audioviziv në vend. Me qëllim rregullimin akoma më shumë të tregut audioviziv, muaj më parë AMA hodhi për konsultim tek gupet e interesit, kryesisht shërbimet ripërsëritëse – platforma OTT, Kabllor dhe IPTV – ndryshimet e propozuara në këto rregullore dhe në dakortësi me ta, u finalizuan ndryshimet në disa nene të kësaj rregulloreje.

Më konkretisht është ndërhyrë ligjërisht në nenin 16-të të kësaj Rregulloreje ku përcaktohen dhe detyrimet e subjekteve të autorizuar, me konkretisht si më poshtë:

Neni 16, pika 1: Subjekti që pajiset me autorizim nga AMA për shërbimin OTT është i detyruar të deklarojë, jo çdo 3 muaj, por çdo gjashtë muaj, të dhënat mbi numrin aktual të abonentëve dhe tarifën mujore/vjetore të aplikuar për paketat e ofruara.

Gjithashtu çdo subjekt, në zbatim të nenit 16, pika 4 duhet të njoftojë AMA-n paraprakisht për çdo ndryshim në të dhënat e paraqitura për marrjen e autorizimit, brenda 30 ditëve nga kryerja e tyre.

Risi dhe detyrim është dhe paraqitja e kanalit informativ që përdor subjekti OSHMA, si kanalin e parë në renditjen e programacionit, ku duhet të jenë të paraqitura logoja e subjektit, data dhe ora e transmetimit. Në këtë faqe detyrimisht duhet të jenë të paraqitura të dhënat e kanalit dhe nuk lejohet asnjë transmetim tjetër audio/audioviziv brenda këtij kanali. Këto ndryshime janë parashikuar në nenin 16, pika 2 e kësaj rregulloreje.

Neni 16, pika 5 sjell ndryshimin lidhur me kalimin e të drejtave të autorizimit, si një qartësim më tepër mbi të drejtën në marrëdhëniet juridike civile.

Perpara Rezultatet e monitorimit për muajin Tetor: Ama i “Tërheq vëmendjen” pesë televizioneve me shtrirje kombëtare
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara