Të dhënat e publikuara në Buletinin Periodik të AMA-s, për vitin 2022, tregojnë se gratë e angazhuara në OSHMA zënë pothuaj 1/3 e të punësuarve në këto subjekte. Sipas statistikave përqindja më e lartë e të punësuarve në televizione, radio dhe kabllorë, është meshkuj.
Respektivisht në televizione raporti mes femrave dhe meshkujve është 39% me 61%; në radio 40% e të punësuarve janë femra dhe 60% meshkuj ndërsa në kabllorë diferenca është më e madhe, 30% me 70%.
Të dhënat sigurohen nga operatorët e tregut audio dhe audioviziv dhe pasi përpunohen, publikohen në Buletinin Periodik të AMA-s i disponueshëm edhe online, në https://ama.gov.al/wp-content/uploads/2020/07/AMA-BULETINI-PERIODIK-9.pdf
Ky Buletin është një bazë e mirë të dhënash që pasqyron më së miri, vit pas viti, panoramën e plotë të dinamikës së tregut mediatik audio dhe audioviziv, por gjithashtu ndihmon me informacione të sakta çdo student, studiues dhe çdo të interesuar mbi tregun audioviziv në Shqipëri.