E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Propozimet për ndryshime në Ligjin “Për median audiovizive në Republikën e Shqipërisë”: Të enjten thirret tyreza e parë e konsultimit

Janë drejt fundit diskutimet për ndryshimet e parashikuara në ligjin, “Për median audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Ekipi i punës në AMA është në fazën e përmbylljes së draftit, i cili parashikohet t’i prezantohet grupeve të interesit, në tryezën e parë të konsultimit, të enjten e 7 Dhjetorit.

Pas fenomeneve të vërejtura në tregun mediatik, të diktuara kryesisht nga zhvillimi i teknologjisë, specialistët e AMA-s kanë nisur punën për ndryshime të reja ligjore në ligjin organik të AMA-s. Është punuar për përditësimin e ligjit me detyrime që kanë për qëllim të luftojnë piraterinë, shkeljen e të drejtave të transmetimit dhe çdo parregullsi tjetër e konstatuar në tregun mediatik audioviziv.

Këto ndryshime kanë synim forcimin e barazisë para ligjit dhe mbrojtjen e transmetuesve të rregullt.

Perpara Kryetarja e AMA-s merr pjesë në konferencën “Horizontet Mediatike: Sfidat e së ardhmes”, në Mal të Zi. Diskutohen zhvillimet e tregut mediatik dhe forcimi i urave të bashkëpunimit mes vendeve

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara