E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

DAB+, një mundësi për zhvillimin teknologjik të sistemit radiofonik në Shqipëri

Shqipëria merr pjesë në samitin World DAB 2023, mbajtur në Mynih në data 7-8 Nëntor.
Edhe vendi ynë po shqyrton mundësitë që, pas koordinimit me vendet fqinje, t’u japë mundësinë të gjithë operatorëve radiofonik të interesuar të shtrijnë programet e tyre në teknologjinë digjitale DAB+

DAB është pranuar gjerësisht si standardi i radios digjitale, i miratuar nga transmetuesit në gjithë Europën, Azinë, Paqësorin etj. Aktualisht në një nivel akoma më të lartë zhvillimi, DAB+ është shndërruar në shumë vende të botës në formatin kryesor të transmetimit digjital në radio.  

“Shumë frytdhënës takimet me dy figura të rëndësishme të botës radiofonike, si Jacqueline Bierhost, e cila sapo mori mandatin si Presidente e WorldDAB, dhe Patrick Hannon që prej 10 vjetësh ka mbajtur presidencën e këtij forumi, lider botëror për teknologjinë audio”, ka thënë Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi. “Gjatë bisedës me Patrick ndamë bindjen e përbashkët se përqafimi sa më shpejt i risive teknologjike është një hap me përfitim për operatorët radiofonik edhe në Shqipëri”.

Gjithashtu pjesë e rëndësishme e kësaj pjesëmarrje të AMA-s në WorldDAB ishin edhe takimet me presidenten e sapozgjedhur, Jacqueline Bierhost.
“Diskutuam hapa konkretë që AMA, si rregullator, do të ndërmarrë për transformimin digjital të tregut radiofonik në Shqipëri. Jacqueline dhe kolegia e saj, Bernie, demonstruan se gatishmëria dhe vullneti i tyre më shumë se pozitiv mund të shndërrohet menjëherë në rezultat”, ka shtuar Krasniqi.
Rrjeti botëror DAB ofron ekspertizë për të gjitha fazat e kalimit nga transmetimet radiofonike analoge FM në ato digjitale DAB/DAB+ në brezin VHF.
Në Mynih, ekspertë të kësaj fushe ndanë eksperiencat dhe risitë teknologjike të tregut radiofonik me 350 delegatët e këtij samiti.

Perpara Kryetarja e AMA-s apel për kompanitë ofruese të Internetit: Të frenojmë piraterinë në transmetimet audiovizive
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara