Autoriteti i Mediave Audivizive dhe Komisioni i Pavarur i Medias zhvilluan një takim pune në Tiranë. Kryetarja e Autoritetit znj. Armela Krasniqi dhe kryetari i KPM-së z.Xhevat Latifi diskutuan mbi çështje me të cilat përballen dy institucionet që ata drejtojnë. Implementimi i Direktivës 2018/1808 është një nga detyrimet që rrjedh nga angazhimet e ndryshme ndërkombëtare […]
Znj. Armela Krasniqi, Kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive, në vizitën e saj zyrtare në Berlin në Zyrën Qëndrore të Menaxhimit të Autoriteteve Shtetërore të Medias, u prit nga Dr. Wolfgang Kreissig Kryetar i Drejtorëve të Autoriteteve Shtetërore të Medias (DLM) dhe njëkohësisht Drejtor i Autoritetit Shtetëror të Medias (LFK) në rajonin Baden-Württemberg në Republikën […]
Aleanca Kundër Gjuhës së Urrejtjes* është sinjalizuar nga përfaqësues të komunitetit LGBTI, por edhe nga reagime të tjera në rrjetet sociale dhe në portale online, për përdorim të gjuhë diskriminuese dhe nxitjes së dhunës në një program të transmetuar në televizionin kombëtar Klan, në të cilin janë denoncuar disa fenomene shqetësuse. AKGJU ka shprehuar edhe […]
Në vijim të fushatës së informimit dhe ndërgjegjësimit të publikut për të parandaluar dhe evituar pasojat nga përhapja në shkallë të gjerë e COVID-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përgatitur një mesazh audioviziv ” *_Jeta jote vlen! Vaksinohu tani*_ ” Bazuar në nenin 34 të ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e […]
Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare nënshkruan nё datёn 03.11.2021, Memorandumin e Bashkëpunimit me qëllim garantimin dhe mbështetjen operacionale, teknike dhe ligjore në fushat me interes të përbashkët për të dyja palët. Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Znj.Armela Krasniqi u shpreh se ky memorandum është shprehje e vullnetit të […]
Në Tiranë, më 13 tetor 2021, u mbajt Konferenca Ndërkombëtare me temë “Mbrojtja e fëmijëve në mediat audiovizive”, organizuar nga Autoritet i Mediave Audiovizive.Konferenca i zhvilloi punimet në tre panele në të cilat referuan ekspertë nga Britania e Madhe, Belgjika, Gjermania si dhe profesorë e ekspertë të fushës nga vendi dhe rajoni.. Kryetarja e Autoritetit […]
Në nisje të sezonit të ri televiziv, Autoriteti i Mediave Audiovizive uron të gjithë OSHMA-të dhe stafet e tyre: Punë të mbarë dhe suksese! Autoriteti i Mediave Audiovizive, gjithashtu, gjen rastin të risjellë në vëmendje të OSHMA-ve detyrimet që rrjedhin nga ligji 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Kodi i Transmetimit […]
Delegacioni i Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), i kryesuar nga Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi kreu një vizitë zyrtare në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) në Kosovë. Në këtë takim, delegacioni i AMA-s u prit nga Kryetari I KPM-së Z. Xhevat Latifi dhe anëtarë të tjerë të KPM-së. Temat kryesore të diskutimit ishin […]
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive znj.Armela Krasniqi zhvilloi një vizitë zyrtare në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Znj.Krasniqi u prit në këtë takim nga kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare z.Tomi Frashëri. Gjatë takimit të dy autoritetet rregullatore vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe vunë theksin në intensifikimin e marrëdhënieve të dy […]
Gjatë këtij takimi të dy përfaqësuesit diskutuan mbi sfidat me të cilat përballet sot media dhe nevojën për të forcuar bashkëpunimin në këtë drejtim. Kryetarja Krasniqi shprehu bindjen se vetëm përmes bashkëpunimit mund të çojmë përpara projektet e rëndësishme në shërbim të medias dhe si rredhojë publikut. Nga ana e tij, Ambasadori Del Monaco u […]