E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Monitorimi i Përmbajtjeve në Janar: Temat sociale, më të trajtuarat në edicionet informative në televizionet kombëtare

Temat sociale kanë zënë hapësirën më të madhe informative në televizionet kombëtare gjatë muajit të parë të këtij viti.

Si çdo muaj, të dhënat janë përllogaritur nga ekipet e monitorimit dhe analizës në AMA dhe reflektojnë temat e trajtuara të lajmeve në televizionet kombëtare.

Siç duket në përmbledhjen e mëposhtme, temat sociale kanë zënë 14.38% të hapësirës informative, të ndjekura nga politika me 12.19%. Lajmet ndërkombëtare zënë vendin e tretë, me 10.33% të totalit të lajmeve të transmetuara, të ndjekura nga veprimtaria e drejtësisë me 9.77%.

Tendencat e temave të lajmeve të trajtuara në edicionet informative në radiot dhe televizionet kombëtare, si dhe të dhëna të tjera të detajuara për kohën e partive politike në subjektet audiovizive, volumin e reklamave, aktorin sinkron etj., gjenden të detajuara në faqen zyrtare të AMA-s, në Monitorimin e Përmbajtjeve, https://ama.gov.al/monitorimi-i-permbajtjeve/ dhe përbëjnë një bazë shumë të mirë informacioni për çdo lloj studimi të tregut mediatik audioviziv në vend.

Perpara Njoftim shpallje për vend të lirë pune, Specialist në Sektorin TIK, Drejtoria e Planifikimit të Frekuencave dhe TIK

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara