E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Hapësira për partitë politike në televizionet kombëtare. Publikohen rezultatet e monitorimit për muajin Janar

Nga analiza e monitorimit mujor mbi aktivitetin dhe trendet e televizioneve kombëtare, është përllogaritur edhe koha që zënë partitë politike në edicionet informative. Nga të dhënat rezulton se, gjatë muajit Janar, Partia Demokratike dhe PD tjetër kanë zënë pjesën më të madhe, prej 77.01% të totalit të hapësirës televizive në edicionet informative. E treta në radhë vjen Partia Socialiste me 17.46%, Partia e Lirisë me 4.02%, Partia PBDNJ me 0.91% etj.

Të dhënat e monitorimit të përmbajtjeve kanë informacione të plota mbi trendin e temave të lajmeve sipas televizioneve dhe radiove kryesore, kohën e plotë në minuta dhe përqindje për institucionet shtetërore, volumin e reklamave etj.

Informacion më të detajuar mund të gjeni në, https://ama.gov.al/monitorimi-i-permbajtjeve ku reflektohen rezultatet e analizës së monitorimeve të çdo muaji.

Perpara Njoftim shpallje për vend të lirë pune, Specialist në Sektorin e Analizës, Drejtoria e Monitorimit dhe Analizës
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara