Pas ankesave të administruara nga AMA gjatë fundjavës, për mosfunksionimin e shërbimit të shoqërisë “Tring” sh.a., dhe pas verifikimeve të bëra në terren nga ekipi i Drejtorisë së Inspektimit dhe Mbikëqyrjes, është konstatuar se, në disa zona, shërbimi OTT i Shoqërisë “Tring” sh.a. ështe ndërprerë. Në përputhje me konstatimet dhe referuar pikës 5, të nenit… Continue Reading AMA nis hetim administrativ për shoqërinë “Tring” sh.a.
Sfidat e licensimit të medias në epokën digjitale, dezinformimi, edukimi mediatik i publikut në formën e aftësisë kritike për të kuptuar dhe për t’u përfshirë në mënyrë të përgjegjshme në media, kanë qenë disa nga temat e trajtuara në forumin vjetor të enteve rregullatore të vendeve të Detit të Zi, BRAF. Në Konferencën e zhvilluar… Continue Reading Krasniqi në forumin e BRAF: Sfidat tona në epokën e medias digjitale
Ditët e fundit, fillimisht në portale dhe rrjetet sociale dhe më pas në ekranet e televizioneve, u transmetuan pamjet e një konflikti me dhunë ekstreme në qytetin e Vlorës, ku humbi jetën dhe një person. Shpërndarja e pamjeve të rënda nga një pjesë e OSHMA-ve u shoqërua me teknika të mbulimit, sidomos në momentet kritike,… Continue Reading OSHMA-të duhet të evitojnë pamjet e dhunës ekstreme deri dhe në cënimin e dinjitetit njerëzor!
Deri në 400 mijë lek është gjoba që parashikon ligji për transmetuesit audiovizivë në rast se shkelin, qoftë edhe një nga nenet e Kodit të ri të Transmstimit që lidhen me diskriminimin, barazinë gjinore apo përdorimin e gjuhës së urrjetjes. Duke nisur nga fillimi i këtij muaji, kur u miratua kodifikimi i ri për transmetimet televizive,… Continue Reading Barazia gjinore dhe gjuha e urrejtjes në transmetimet televizive: Rregullat dhe ndëshkimet e parashikaura në ligj dhe Kodin e ri të Transmetimit
Pas tryezave të diskutimit me grupet e interesit dhe profesionistë të medias, me konsultim të ekspertëve të huaj dhe shqiptarë, me 3 seksione të reja të shtuara dhe zgjerim e ripunim deri në 60% të seksioneve ekzistuese, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka miratuar së fundmi Kodin e ri të Transmetimit. I ardhur si nevojë… Continue Reading AMA miraton Kodin e ri të Transmetimit
Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, nisur nga qarkullimi në publik i pamjeve filmike të ushtrimit të dhunës ekstreme në grup, në një zonë afër Fushë- Krujës, përmes pasqyrimit në median online apo nga komunikimi në rrjetet sociale, tërheq vëmendjen e OSHMA-ve, për respektimin e kërkesave ligjore dhe etike në raste të tilla. Përdorimi i teknikave… Continue Reading Ngjarja në Fushë-Krujë/ AMA apel OSHMA-ve. Kujdes me raportimin
E nderuar Kryetare e Kuvendit! Të nderuar deputetë, Autoriteti i Mediave Audiovizive gjatë vitit 2022 është angazhuar, në vijimësi, për t’i shërbyer shoqërisë shqiptare përmes rregullimit, mbështetjes dhe nxitjes së tregut audioviziv të përgjegjshëm dhe cilësor, në përmbushje të detyrave dhe funksioneve të veta, të përcaktuara në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën… Continue Reading Kryetarja e AMA-s prezanton raportin vjetor në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë
Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në procesin e monitorimit të përmbajtjeve të transmetuara nga OSHMA-të, bazuar në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ka realizuar së fundmi shqyrtime të përmbajtjeve në kanalet e dedikuara për filmat. Janë identifikuar dhe raste kur nuk janë respektuar kërkesat e Kodit të Transmetimit,… Continue Reading Respektimi i sinjalistikës dhe orarit të transmetimit për filmat me skena të papërshtatshme mbron zhvillimin mendor dhe fizik të fëmijëve
Kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave të Republikës së Kosovës, Jeton Mehmeti, i zgjedhur në këtë detyrë vetëm pak javë më parë, ishte mysafir në AMA, në të parën vizitë zyrtare jashtë vendit. Bashkë me anëtarë të tjerë të KPM-së ai u mirëprit nga kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi si dhe drejtues e përfaqësues… Continue Reading Intensifikimi i bashkëpunimit AMA – KPM
Në Napoli të Italisë u mblodh Asambleja e 19 Plenare e ERGA-s, (Grupi i Rregullatorëve Europianë për Shërbimet Mediatike Audiovizive). Drejtues të nivelit të lartë të organeve kombëtare rregullatore të pavarura në fushën e shërbimeve audiovizive kishin në fokus rikonsiderimin e të gjithë kuadrit ligjor në përshtatje me dinamikat e zhvillimit të tregut mediatik. Diskutantët… Continue Reading ERGA/ Krasniqi: Fenomenet kapërcejnë kufijtë zyrtarë të Unionit. Instrumente të njëjtë e zgjerim i bashkëpunimit të Rregullatorëve