Platforma e paligjshme shqiperia.dev, e cila ritransmetonte pa autorizim përmbajtje të operatorëve audiovizivë me licencë kombëtare, përfshirë DigitAlb dhe Tring, është raportuar zyrtarisht nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA).
Pas raportimit, Cloudflare reagoi menjëherë, duke konfirmuar ankesën dhe duke identifikuar ofruesit e shërbimit të hosting-ut që mbështesnin infrastrukturën e platformës.
Si rezultat i ndërhyrjes, platforma aktualisht është e paarritshme.
AMA thekson se do të vijojë monitorimin dhe raportimin e çdo platforme të dyshuar për pirateri të përmbajtjeve audiovizive, me qëllim mbrojtjen e operatorëve të licencuar dhe interesit publik.
