Krasniqi merr pjesë në Mbledhjen e Pestë Plenare të Bordit Europian për Shërbimet Mediatike.

Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi mori pjesë në Mbledhjen e Pestë Plenare të Bordit Europian për Shërbimet Mediatike.

Kryetarja e Bordit hapi takimin me një  përditësim mbi ecurinë e zbatimit të Programit të Punës së Bordit për viton 2026, ndërsa Znj. Renate Nikolay, Zëvendësdrejtore e Përgjithshme e Drejtorisë për për Rrjetet e Komunikimit, Përmbajtjen dhe Teknologjinë e Komisionit Evropian, prezantoi zhvillimet më të fundit dhe prioritetet strategjike të Komisionit Europian në fushën e medias dhe shërbimeve digjitale.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua punës së katër Grupeve të Punës të Bordit, të cilat bashkojnë ekspertizën e autoriteteve rregullatore për hartimin e qëndrimeve dhe produkteve të përbashkëta.

Bordi ka kontribuar në mënyrë aktive në procesin e vlerësimit dhe rishikimit të AVMSD-së, si dhe në mbështetjen e zbatimit të qëndrueshëm dhe efektiv të EMFA-së, veçanërisht në çështje që lidhen me përqendrimet në tregun e medias dhe mbrojtjen e përmbajtjes së ofruesve të shërbimeve mediatike në platformat shumë të mëdha online (VLOPs).

Perpara Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Znj.Armela Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të videos ku shfaqet dhuna e ushtruar ndaj një vajze të mitur, duke u bërë thirrje mediave dhe qytetarëve të mos kontribuojnë në përhapjen e këtyre pamjeve. Më poshtë reagimi i plotë:

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara

Mirembahet nga INSTANT.AL