E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive znj. Armela Krasniqi takon Përfaqësuesen e Lartë për Lirinë e Medias në OSBE, znj. Teresa Ribeiro.

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Znj.Armela Krasniqi u prit në një takim nga Përfaqësuesja e Lartë për Lirinë e Medias në OSBE, Znj. Teresa Ribeiro. Gjatë këtij takimi znj. Krasniqi foli për vizionin që do të udhëheqë veprimtarinë e saj në krye të AMA-s. Duke u ndalur tek shtyllat kryesore, ajo vlerësoi mbrojtjen dhe […]

Programi kombëtar i praktikave të punës, Thirrja VI

Në zbatim të Vendimit nr. 395, datë 29.04.2015, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike”, i ndryshuar, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall thirrjen e gjashtë të “Programit Kombëtar të Praktikave të Punës”. Informacionin rreth Programit, institucionet pjesëmarrëse, numrin e […]

Njoftim për media 05.07.2021

NJOFTIM PËR MEDIA Ditën e hënë, në datën 5 korrik 2021, në mjediset e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), u zhvillua mbledhja e radhës së AMA-s, ku morën pjesë anëtarët e mëposhtëm: Gentian          SALA             Kryetar Sami               NEZAJ           Zëvendëskryetar Gledis             GJIPALI        Anëtar Suela               MUSTA         Anëtar AMA, pas shqyrtimit të çështjeve të rendit […]

Respektimi i kërkesave të Kodit Zgjedhor në pasqyrimin e fushatës zgjedhore

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në cilësinë e autoritetit rregullator që ushtron aktivitet sipas ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, referuar ndryshimeve në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, është ngarkuar me monitorimin e mbulimit të fushatës zgjedhore në mediat audiovizive. Siç […]

Shkëmbimi i eksperiencave në mbulimin e fushatave zgjedhore mes AMA-s dhe KPM-së një hapësirë e re bashkëpunimi mes dy rregullatorëve

Një delegacion nga Komisioni i Pavarur i Medias së Kosovës, KPM, ishte sot për vizitë zyrtare në mjediset e Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA. Procesi i monitorimit të mënyrës se si subjektet audio dhe audiovizive mbulojnë fushatën elektorale ishte tema kryesore e bisedimeve mes kryetarit të AMA-s, z. Gentian Sala dhe homologut të tij të […]

Zbatimi i kërkesave dhe standardeve ligjore për publicitetin e barnave

Nisur nga problematikat e identifikuara në publicitetin e barnave mjekësore, AMA i ka adresuar sot një shkresë zyrtare Ministrisë së Shëndetesisë dhe Mbrojtjes Sociale, për dijeni dhe Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Shoqatës së Përfaqësive Shqiptare Farmaceutike, Unionit të Biznesit Farmaceutik si dhe disa OSHMA-ve. Më poshtë ju njohim me tekstin e shkresës. […]

AMA i bashkohet programit të Kryqit të Kuq Shqiptar për dhurimin vullnetar të gjakut

Nisma e Kryqit të Kuq Shqiptar “Dhuro gjak dhe bëje botën një vend më të shëndetshëm”, me qëllim pasurimin e bankës së gjakut për sigurimin e gjakut të mjaftueshëm për fëmijët talasemikë, për të katërtin vit radhazi mbështetet nga stafi i Autoritetit të Mediave Audiovizive. Stafi i AMA-s dhuroi gjak vullnetarisht, për të plotësuar nevojat […]

Finalizimi i procesit të digjitalizimit të transmetimeve audiovizive

Digjitalizimi i transmetimeve audiovizive ka përfunduar plotësisht më datë 30 dhjetor 2020, duke realizuar dhe përmbushur në këtë mënyrë këtë detyrim ndërkombëtar dhe kombëtar të mbartur ndër vite. Procesi i digjitalizimit të transmetimeve audiovizive, konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm në fushën e medias, pasi sjell një ndryshim rrënjësor të mënyrës së të parit televizor. Procesi […]

Tryeza e diskutimit – “Fëmijët dhe shprehitë e edukimit mediatik”

Ditën e enjte, më 17 dhjetor 2020, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, organizoi tryezën e diskutimit virtual me temë “Fëmijët dhe shprehitë e edukimit mediatik”, në vijim të aktiviteteve që AMA realizon me fokus mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme në transmetimet audio dhe audiovizive. Autoriteti që nga viti 2017 ka mbështetur 5 projekte […]

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara