E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Krasniqi në takimin periodik të Komitetit Drejtues të subjekteve përfituese, Horizontal Facility III: KiE partner i rëndësishëm për vendosjen e standardeve europiane në të gjithë spektrin e tregut mediatik

Kryetaja e AMA-s, Znj. Armela Krasqini ka qenë sot pjesë e takimit periodik të Komitetit Drejtues të subjekteve përfituese, Horizontal Facility III (Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë). Autoriteti i Mediave Audiovizive është pjesë e kësaj tryeze si institucion partner me KiE, në kuadër të projektit “Mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe medias në Shqipëri”, mbështetur nga BE përmes Zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri.

Në fjalën e saj, Znj. Krasniqi ka theksuar rëndësinë e mbështetjes nga KiE për AMA-n, veçanërisht në aspektete kyçe të zbatimit të proceseve shumë të rëndësishme si, rishikimi i Kodit të Transmetimit apo përmirësimi i Studios së Monitorimit të AMA-s, i cili synon të ngrejë punën e Autoritetit në standardet moderne bashkëkohore të monitorimit të përmbajtjeve audio dhe audiovizive, si në shumë vende të tjera të BE-së.

“Lidhur me procesin e hartimit dhe miratimit të Kodit të ri të Transmetimit, AMA, në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Këshillit të Evropës në Shqipëri, nisi procesin e rishikimit të Kodit të Transmetimit që prej vitit 2021”, ka thënë në fjalën e saj, Znj. Krasniqi. “Procesi i konsultimit të Projekt-Kodit të Transmetimit, i mbështetur nga eksperti i kontraktuar nga Këshilli i Evropës, zgjati rreth një vit, për shkak të vullnetit tonë të përbashkët për të pasur një proces sa më të aksesueshëm dhe gjithëpërfshirës për të gjithë aktorët përkatës, përfshirë institucionet publike, shoqëria civile, shoqatat e medias, gazetarët, partnerët ndërkombëtarë etj”.

Falë këtij kontributi dhe asistencës së vazhdueshme të Këshillit të Evropës, Kodi i ri i Tranmsetimit, i miratuar tashmë, është pasuruar me parime dhe rregulla të reja për promovimin e barazisë gjinore, parandalimin e diskriminimit gjinor dhe luftimin e seksizmit në mediat audiovizive; parandalimin e gjuhës së urrejtjes dhe promovimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, rritjen e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut etj.

Gjithashtu, në kuadër të projektit “Mbrojtja e Lirisë së Shprehjes dhe Medias në Shqipëri”, Këshilli i Europës vazhdon të mbështesë dhe të bashkërendojë punën me AMA-n për përmirësimin dhe rritjen e kapaciteteve për monitorim, bazuar në standardet e Këshillit të Europës.

“Bazuar në ekspertizën e ofruar në AMA, në formën e rekomandimeve, për hapat që duhen ndërmarrë për modernizimin e studios së monitorimit, në vitin 2022 u ngrit një grup pune për hartimin e një strategjie dhe plani monitorimi për institucionin. Grupi i punës i AMA-s ka nxjerrë një draft dokument paraprak, me qëllim vendosjen e standardeve të nevojshme institucionale për përmirësimin e Studios së Monitorimit dhe aktualisht jemi ende në koordinim me KiE për vijimin e këtij procesi”, ka thënë Znj. Krasniqi.

Në kuadër të takimit, Kryetarja e AMA-s, ka bërë edhe një prezantim të prioriteteve të Autoritetit për muajt në vijim. Ajo ka thënë se, aktualisht po shqyrtohet mundësia e ndryshimeve të mëtejshme në ligjin nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, për ta përditësuar atë mbi dukuritë që janë përhapur së fundmi në realitetin tonë mediatik, si rritja e transparencës së pronësisë së medias, apo lufta kundër piraterisë dhe shkeljes së të drejtave të autorit.
“Vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe akteve të fundit ligjore europiane që luftojnë ekspozimin e fëmijëve ndaj dhunës seksuale ose shfrytëzimit seksual, në platformat e mëdha të shpërndarjes së videove (VSP), ka thënë Znj. Krasniqi. “Synojmë që së shpejti të kemi një rregullim të qartë ligjor për këto platforma VSP”.

Perpara Asambleja e 22-të plenare e MNRA mbyll punimet. Liria e shprehjes, siguria e gazetarëve, gjinia dhe media si dhe edukimi i publikut diskutohen në ditën e dytë

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara