Nën kujdesin e presidencës hungareze të Këshillit te Bashkimit Europian, në Budapest, u zhvillua seminari me fokus mbrojtjen e fëmijëve dhe të dhënave të tyre personale në platformat online. Në të morën pjesë ekspertë nga autoritetet rregullatore audiovizuale dhe digjitale të vendeve të Bashkimit Europian, përfaqësues të nivelit më të lartë të platfomave online, përfaqësues të Komisionit […]
Denoncohet një tjetër server pirat që nuk kishte të drejta transmetimi nga Autoriteti I Mediave Audiovizive. Inspektorët e AMA-s të cilët vijojnë punën në terren, për të identifikuar IPTV pirate, gjatë kontrolleve në qarqet Lezhë e Shkodër konstatuan IPTV, të cilat aksesoheshin në rrjetin e brendshëm të IP-së publike, 185.85.154.115 me anë të portalit, http://130.0.27.131:88/stalker_portal/c/ Provat […]
Zbatimin e Planit të Veprimit të EPRA-s për periudhën 2024-2026, ishte në qendër të takimit të fundit për këtë vit, të Bordit të Platformës Evropiane të Rregullatorëve Audiovizive, (EPRA). Mbledhja e zhvilluar në Bruksel ku ishte e pranishme kryetarja e AMA-s Znj.Armela Krasniqi, që është dhe nënkryetare e EPRA, përbëjnë mundësi të vlefshme për anëtarët […]
Dhjetëra adoleshentë në Rumani kanë pësuar fraktura dhe trauma të rënda pas një tendence në TikTok të quajtur, “Sfida e Supermenit”. Sfida qëndron tek hedhja përpara me një krah të zgjatur, si personazhi për fëmijë, Superman, për t’u kapur, ose jo, nga miqtë. Nga “loja” e rrezikshme brenda një dite, kanë përfunduar në spital me […]
Transparencë AMA-TikTok: Bllokohen qindra përmbajtje të dëmshme dhe video të raportuara për pirateri
Qindra video të bllokuara për pirateri dhe qindra të tjera për përmbajtje të dëmshme janë rezultati i bashkëpunimit Qytetar-AMA-TikTok Nga fillimi i bashkëpunimit me këtë platformë, nga raportimet e qytetarëve, janë arritur këto rezultate 650 ankesa te ardhura në AMA 248 janë vlerësuar në shkelje të ligjit. Nga këto, 245 video/audio janë hequr nga platforma […]
Një urë e re bashkëpunimi është lidhur sot mes Autoritetit shqiptar të Mediave Audiovizive dhe Autoritetit Rregullator Portugez për Median, ERC. Në kuadër të mbledhjes së 22-të Plenare të Grupit Rregullator Europian të Mediave Audiovizive (ERGA), që po zhvillohet në Romë, kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me homologen portugeze, Helena […]
Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi gjatë vizitës në Romë pati një takim të vlefshëm në zyrat qendrore të ANSA-s, në Romë, me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Lajmeve në Itali dhe Luigi Silvestri, Drejtor i Sipërmarrjes dhe Bizneseve të reja Mediatike. “Diskutuam mbi dezinformimin dhe çrregullimin informativ, si fenomen ndërsa gjatë bisedës […]
Asambleja e Grupit të Rregullatorëve Evropianë për Shërbimet Audiovizive të Medias (ERGA) u mbodh në Romë, për të diskutuar dhe debatuar rolin e Enteve Rregullatore në rregullimin e shpërndarjes së përmbajtjeve në të gjitha llojet e platformave. Ky takim u organizua jo rastësisht në parlamentin italian, si një simbolikë e vendit të demokracisë dhe sovranitetit […]
Ngjarja e rëndë, që tronditi Tiranën, ditën e hënë, më 18.11.2024, si pasojë e së cilës humbi jetën një 14-vjeçar, vazhdon të preokupojë me përparësi të gjitha mediat audiovizive, të cilat vijojnë t’i kushtojnë vëmendje, burime dhe kohë televizive si zbulimit të aspekteve të panjohura të dinamikës së ngjarjeve ashtu edhe kërkimit të shkaqeve, që […]
Delegacioni i Qendrës për Sundimin e Ligjit, institucion i krijuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Universiteti i Helsinkit, takuan kryetaren e AMA-s Znj. Armela Krasniqi për të njohur më afër punën e Autoritetit. Ky delegacion ndodhet në Tiranë për tryezën e Dialogut për Reforma Politikash, e zhvilluar në bashkëpunim me këtë […]