Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, në Kuvend: Mbrojtja e të drejtave të autorit kërkon kompetenca të qarta dhe siguri juridike

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Znj. Armela Krasniqi, paraqiti qëndrimin e AMA-s në seancën dëgjimore në Kuvend për projektligjin “Për të drejtën e autorit dhe të drejta të tjera të lidhura me të”.

Gjatë diskutimit, Znj. Krasniqi theksoi se mbrojtja e krijuesve dhe lufta kundër piraterisë kërkojnë kompetenca të qarta, procedura të zbatueshme dhe siguri juridike për subjektet.

Në këtë drejtim, kryetarja e AMA-s kërkoi që projektligji të përcaktojë qartë kufijtë e kompetencave të Drejtorisë për të Drejtën e Autorit dhe mënyrën e bashkërendimit të tyre me përgjegjësitë ligjore të AMA-s. Kjo qartësi është e nevojshme për të shmangur mbivendosjen e procedurave, vendimet kontradiktore dhe vështirësitë në ushtrimin e kontrollit gjyqësor efektiv.

Znj. Krasniqi nënvizoi gjithashtu se sigurimi i të drejtave të autorit nuk duhet të interpretohet si përjashtim nga detyrimet ligjore në fushën audiovizive. Trajtimi i barabartë i operatorëve në rrethana juridikisht të krahasueshme dhe garantimi i çdo mase që prek median dhe publikun mbeten elemente thelbësore për mbrojtjen efektive të të drejtave.

AMA do të kontribuojë në përmirësimin e projektligjit nga këndvështrimi i medias audiovizive, me synim një kuadër ligjor që mbron krijimtarinë dhe garanton siguri për zhvillimin e sektorit.

Perpara Përafrimi i legjislacionit shqiptar me standardet e BE-së, ekipi i AMA zhvillon takim me ekspertin ndërkombëtar Martin Dorociak

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2026 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara

Mirembahet nga INSTANT.AL