Muaji gusht ka prodhuar më shumë lajme me tematikë sociale në mediat audiovizive. Sipas të dhënave të përllogaritura nga ekipet e monitorimit dhe analizës në Autoritetin e Mediave Audiovizive, lajmet sociale zënë 18.88% të totalit të lajmeve të transmetuara.
Ato ndiqen nga lajmet ndërkombëtare me 13.38%, ndërsa lajmet politike zënë 12.80% të hapësirës informative në televizionet kombëtare.
Në vijim renditen lajmet sportive me 8.93%, lajmet nga Kosova dhe rajoni me 8.26%, policia/rendi me 6.04%, ekonomia me 5.30%, kronika e zezë me 5.30%, veprimtaria e qeverisë me 5.35%, kultura/showbiz me 5.29% dhe veprimtaria e drejtësisë me 4.53%.
Si çdo muaj, të dhënat mbi temat e lajmeve të trajtuara në edicionet informative në radiot dhe televizionet kombëtare, si dhe të dhëna të tjera të detajuara mbi përmbajtjet e transmetuara, publikohen në faqen zyrtare të AMA-s, në rubrikën “Monitorimi i Përmbajtjeve”, dhe përbëjnë një bazë informacioni për studimin dhe analizën e tregut mediatik audioviziv në vend.