E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Tryezë diskutimi me platformat televizive shqiptare dhe institucionet publike që luftojnë piraterinë

Sot, në datën 20 dhjetor 2018, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), organizoi tryezën e dytë të diskutimit mbi ndryshimet e propozuara në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Ky projektligj synon krijimin e një kornize ligjore për rregullimin e përmbajtjes së informacionit që ofrohet online nga ofruesit e shërbimeve… Continue Reading Tryezë diskutimi me platformat televizive shqiptare dhe institucionet publike që luftojnë piraterinë

Kërcënimi ndaj Ylli Rakipit, rast i përsëritur i presionit ndaj gazetarëve në detyrë

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA po përcjell me shumë shqetësim lajmet për kërcënimet serioze që ka marrë drejtuesi i programit të njohur televiziv “Të paekspozuarit”, z. Ylli Rakipi. Si një rast i përsëritur i presionit në forma të ndryshme ndaj gazetarëve në detyrë, AMA dënon çdo përpjekje që cënon dhe rrezikon fjalën e lirë dhe… Continue Reading Kërcënimi ndaj Ylli Rakipit, rast i përsëritur i presionit ndaj gazetarëve në detyrë

Organizohet forumi i parë i diskutimit për ndryshimet në ligjin e AMA-s dhe AKEP-it

Sot, në datën 17 dhjetor 2018, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), organizuan forumin e parë të diskutimit mbi ndryshimet në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar” dhe në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i… Continue Reading Organizohet forumi i parë i diskutimit për ndryshimet në ligjin e AMA-s dhe AKEP-it

Përmirësimi i raportimit gjatë fushatës për zgjedhjet vendore

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS) dhe Departamentin e Gazetaris dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, ditën e mërkurë, datë 12 Dhjetor 2018, prezantuan fillimin e projektit “ZGJEDHJET LOKALE DHE MEDIA”. Në prag të zgjedhjeve vendore në qershor të vitit 2019, të tre partnerët angazhohen se do të organizojnë… Continue Reading Përmirësimi i raportimit gjatë fushatës për zgjedhjet vendore

Gazetarët dhe përmbajtjet mediatike që ata përgatisin nuk mund të sulmohen dhe anatemohen me qëndrime ekstremiste

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, u njoh me një deklaratë të djeshme për median lëshuar nga organizata OMONIA, dega Sarandë, si reagim ndaj dëmtimit të një pllake përkujtimore dedikuar një figure që përshkruhet si “luftëtar i minoritetit etnik grek”. Ajo që bie në sy në deklaratën e OMONIA-s, në të cilën kërkohet dhe reagimi i… Continue Reading Gazetarët dhe përmbajtjet mediatike që ata përgatisin nuk mund të sulmohen dhe anatemohen me qëndrime ekstremiste

AMA organizon tryezën e diskutimit “Gjuha e urrejtjes në mediat audiovizive”

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), dhe Këshilli i Ankesave, organizuan ditën e mërkurën, datë 14.11.2018, Tryezën e Rrumbullakët me temë “Gjuha e urrejtjes në mediat audiovizive”. Qëllimi i kësaj Tryeze ishte skanimi i situatës përmes prezantimeve të studiuesve dhe ekspertëve të fushës, të cilët ndanë pikëpamjet e tyre analitike në lidhje me gjuhën e urrejtjes… Continue Reading AMA organizon tryezën e diskutimit “Gjuha e urrejtjes në mediat audiovizive”

Autoritetet rregullatore të Shqipërisë dhe Kosovës tregojnë vullnet për forcimin e bashkëpunimit

Një delegacion i nivelit të lartë nga Komisioni i Pavarur i Medias së Kosovës (KPM), drejtuar nga Z. Muja Ferati, Kryetar i KPM-së, Zj. Violeta Hyseni Kelmeni Nënkryetare, Zj. Naile Krasniqi, Drejtoreshën Ekzekutive, dhe Anëtarët Zj. Vlorë Berisha, Zj. Anita Muriqi, Zj. Maja Slavic, Z. Xhemajl Krasniqi, zhvilluan ditën e hënë më 24 shtator 2018… Continue Reading Autoritetet rregullatore të Shqipërisë dhe Kosovës tregojnë vullnet për forcimin e bashkëpunimit

Informacione mbi procesin e digjitalizimit të transmetimeve audiovizive në qarqet e Tiranës dhe Durrësit

Nisur nga pyetjet, telefonatat dhe komentet e shumta ardhur pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), po ju përsërisim disa informacione mbi procesin e digjitalizimit të transmetimeve në qarkun e Tiranës dhe Durrësit. Me fillimin e transmetimeve digjitale banorët e qarkut të Tiranës dhe Durrësit kanë mundësi të ndjekin 34 kanale pa pagesë të cilat mund… Continue Reading Informacione mbi procesin e digjitalizimit të transmetimeve audiovizive në qarqet e Tiranës dhe Durrësit

PYETJE TË SHPESHTA MBI DIGJITALIZIMIN

PYETJE TË SHPESHTA A disponon AMA ndonjë material informues mbi lidhjen e dekoderave DVB-T2 me televizorin dhe informacione të tjera të nevojshme për procesin e digjitalizimit? Të gjitha këto informacione do t’i gjeni të ilustruara në Broshurën që AMA ka përgatitur që në fillim të procesit, të cilen mund ta gjeni në faqen zyrtare të… Continue Reading PYETJE TË SHPESHTA MBI DIGJITALIZIMIN

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara