E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Shqetësim për respektimin e të drejtave të pronësisë intelektuale

Kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive, z. Gentian Sala ka zhvilluar ditën e martë, 11.10.2016, një takim pune me z. Donald E. Townsend, nga Shërbimi i Huaj Tregtar i SHBA-së/Zyra e Patentave dhe Markave të SHBA-së. Fokusi kryesor ishte situata në tregun audioviziv shqiptar në lidhje me respektimin nga OSHMA-të të të drejtave të pronësisë intelektuale në transmetime. Continue Reading Shqetësim për respektimin e të drejtave të pronësisë intelektuale

Njoftim Për Të Gjithë Subjektet OSHMA Përsëritës Të Shërbimit Audioviziv Të Të Tretëve

Duke marrë shkas nga ankesat e shoqërive “DIGITALB” dhe “TRING”, në lidhje me transmetimin e programeve (kanaleve) dhe/ose transmetimin, përmes tyre, të eventeve sportive, për të cilat këto dy shoqëri gëzojnë të drejta ekskluzive transmetimi në territorin e Republikës së Shqipërisë, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në kuadër të përmbushjes së detyrave dhe ushtrimit të kompetencave të veta ligjore, tërheq vëmendjen e të gjithë subjekteve OSHMA, përsëritës të shërbimit audioviziv të të tretëve, që të zbatojnë kërkesat ligjore për respektimin e të drejtave të transmetimit, Continue Reading Njoftim Për Të Gjithë Subjektet OSHMA Përsëritës Të Shërbimit Audioviziv Të Të Tretëve

AMA vijon konsultat informuese me operatorët e allotmentit Tiranë-Durrës për procesin e digjitalizimit

Autoriteti i Mediave Audiovizive zhvilloi sot një takim me operatorët e allotmentit të zonës Tiranë Durrës. Ky takim vijon në vazhdën e takimeve konsultuese që Autoriteti po ndërmerr dhe do të vijojë deri në implementin e plotë të procesit të digjitalizimit në vend. Continue Reading AMA vijon konsultat informuese me operatorët e allotmentit Tiranë-Durrës për procesin e digjitalizimit

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara