E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Monitorimi i Përmbajtjeve: Volumi i reklamave institucionale në televizionet kombëtare gjatë muajit Dhjetor, varion nga 0-1.72%

Nga 0 në 1.72% e totalit varion shpërndarja e reklamave institucionale për televizionet kombëtare gjatë muajit Dhjetor 2023. Rezultatet e monitorimit për volumin e reklamës publike në televizione, si çdo muaj, janë publikuar në faqen zyrtare të AMA-s, https://ama.gov.al/monitorimi-i-permbajtjeve/ dhe pasqyrojnë përqindjen që zënë reklamat institucionale në volumin e përgjithshëm të reklamave në televizionet kombëtare.  

Për muajin e fundit të 2023, Top Channel dhe Tv Klan nuk kanë pasur asnjë reklamë publike. Vizion Plus ka pasur 0.06% të totalit të reklamave të transmetuara ndërsa RTSH1, nga totali i volumit të reklamave, 1.72% kanë qenë institucionale. 

 Nën monitorim mbahen edhe zëra të tjerë në transmetimet audiovizive si, koha e plotë në minuta dhe përqindje për partitë politike; aktorët sinkron në përqindje për institucionet; temat e lajmit në minuta në radio dhe televizione me licencë kombëtare apo blerësit më të mëdhenj të hapsirës televizive.  

Të dhënat janë publike duke i mundësuar kështu çdo individi, grupi interesi, studiuesi etj, mundësinë e informimit në kohë reale të trendeve të transmetimit të OSHMA-ve.  

Perpara Hapësira për partitë politike në televizionet kombëtare. Publikohen rezultatet e monitorimit për muajin Dhjetor
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara