Bashkëpunim ndërinstitucional për edukimin mediatik për fëmijët dhe të rinjtë.

Kryetarja e Autoritetit të Medias Audiovizive, znj. Armela Krasniqi ka pritur një delegacion nga Ministria e Arsimit për Shkencën, Arsimin e Lartë dhe Rininë të Kantonit të Sarajevës së Bosnje-Hercegovinës, kryesuar nga ministrja, Prof.dr. Aleksandra Nikolić.
Tema kryesore e diskutimit ishte bashkëpunimi ndërinstitucional mbi edukimin për median dhe informacionin që i promovon ato nga këndvështrimi i debatit qytetar dhe i pjesëmarrjes sociale.

Krasniqi dhe Nikolić theksuan rëndësinë jetike që ka në një shoqëri demokratike media dhe informacioni, që nxisin lirinë e shprehjes, pluralizmin dhe pjesëmarrjen efikase të qytetarëve. Iniciativat për përfshirjen në edukimin për media dhe informacion, u tha gjatë takimit, ndërmerren nga aktorë të ndryshëm institucionalë dhe shoqëria civile, ku merr rëndësi koordinimi i këtyre kontributeve që targetojnë nga nxënësit e arsimit fillor dhe në nivele të tjera parauniversitare dhe universitare.

Kryetarja e AMA-s përmendi dhe disa hapa konkretë që ka ndërmarrë Autoriteti në mbështetje të projekteve të organizatave joqeveritare për edukimin mediatik.

Perpara Njoftim rishpallje për vend të lirë pune Drejtor në Drejtorinë Juridike dhe Licencave

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2026 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara

Mirembahet nga INSTANT.AL