Sot u shënua në Tiranë dita e dytë e trajnimit të ekspertëve europianë zhvilluar në kuadër të instrumentit TAIEX të Komisionit Europian, ku temë kryesore e takimit ishte “Zhvillimi i kuadrit ligjor për median audiovizive në përputhje me Direktivën për Shërbimet Mediatike Audiovizive (AVMSD) dhe Aktin Europian për Lirinë e Medias (EMFA)”. Dita e dytë […]
Autoriteti i Mediave Audiovizive, në kuadër të instrumentit TAIEX të Komisionit Europian, zhvilloi sot në Tiranë workshopin me temë “Zhvillimi i kuadrit ligjor për median audiovizive në përputhje me Direktivën për Shërbimet Mediatike Audiovizive (AVMSD) dhe Aktin Europian për Lirinë e Medias (EMFA)”. Workshop-i synon të mbështesë Autoritetin e Mediave Audiovizive në zbatimin e ndryshimeve […]
Në zbatim të rekomandimit të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Autoriteti i Mediave Audiovizive zhvilloi takimin e parë ndërinstitucional për hartimin e Memorandumit të Bashkëpunimit për ngritjen dhe funksionimin e Task Forcës kombëtare për luftën kundër piraterisë digjitale dhe audiovizive, si dhe për mbrojtjen e të drejtave të transmetimit. Drafti i parë i Memorandumit është […]
Platforma e paligjshme shqiperia.dev, e cila ritransmetonte pa autorizim përmbajtje të operatorëve audiovizivë me licencë kombëtare, përfshirë DigitAlb dhe Tring, është raportuar zyrtarisht nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA). Pas raportimit, Cloudflare reagoi menjëherë, duke konfirmuar ankesën dhe duke identifikuar ofruesit e shërbimit të hosting-ut që mbështesnin infrastrukturën e platformës. Si rezultat i ndërhyrjes, platforma aktualisht është e paarritshme. […]
Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi mori pjesë në Mbledhjen e Pestë Plenare të Bordit Europian për Shërbimet Mediatike. Kryetarja e Bordit hapi takimin me një përditësim mbi ecurinë e zbatimit të Programit të Punës së Bordit për viton 2026, ndërsa Znj. Renate Nikolay, Zëvendësdrejtore e Përgjithshme e Drejtorisë për për Rrjetet e Komunikimit, Përmbajtjen […]
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Znj. Armela Krasniqi, paraqiti në Kuvend masat e ndërmarra nga institucioni në zbatim të katër rekomandimeve kryesore të Rezolutës për Raportin Vjetor të AMA-s, duke evidentuar rezultatet e arritura në përmirësimin e kuadrit ligjor, forcimin e kapaciteteve monitoruese, mbrojtjen e fëmijëve dhe garantimin e aksesueshmërisë në shërbimet mediatike. […]
Në bashkëpunim me qytetarët dhe TikTok, Autoriteti i Mediave Audiovizive vijon punën për identifikimin dhe heqjen e përmbajtjeve të dëmshme nga platformat. Nga momenti i raportimit deri më 29 qershor AMA ka shqyrtuar dhe marrë masat për 225 ankesa të administruara mes të cilave 89 janë identifikuar në shkelje të ligjit, 65 video/audio janë hequr […]
Në Konferencën e Lidershipit Ballkanik, të organizuar nga Federata Universale e Paqes dhe Iniciativa Ndërkombëtare e Parlamentarëve për Paqe, nën kujdesin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, u diskutuan sfidat kryesore që lidhen me lirinë e medias, demokracinë dhe qeverisjen digjitale në Ballkanin Perëndimor. Pjesë e panelit me temë “Liria e medias, demokracia dhe qeverisja […]
Të dhënat e monitorimit të përmbajtjeve për muajin maj, të përgatitura nga ekipet e analizës në Autoritetin e Mediave Audiovizive, paraqesin shpërndarjen e kohës së transmetimit për partitë politike, praninë e institucioneve shtetërore dhe aktorët sinkron në televizionet kombëtare. Në monitorimin e partive politike, Partia Demokratike e Shqipërisë zë 73.11% të kohës së transmetuar, e ndjekur nga […]
Në kuadër të transparencës dhe monitorimit të hapësirës digjitale Autoriteti i Mediave Audiovizive ka publikuar të dhëna mbi administrimin e ankesave të qytetarëve për përmbajtje të dëmshme të publikuara në Platformën X. Ekipi i shqyrtimit të ankesave ka administruar gjithsej 70 përmbajtje të raportuara nga publiku, nga të cilat 26 janë identifikuar si në shkelje […]