Këshilli i Ankesave trajtoi 194 ankesa gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, Këshilli i Ankesave pranë AMA-s ka trajtuar gjithsej 194 ankesa, duke evidentuar problematikat më të shpeshta të ngritura nga publiku lidhur me përmbajtjet audiovizive.

Sipas analizës së të dhënave, dezinformimi përbën kategorinë kryesore të ankesave, me 16.5%, i ndjekur nga cenimi i imazhit dhe privatësisë me 12.9%, dhuna verbale dhe fizike me 11.9% dhe çështjet që lidhen me interesin më të lartë të fëmijës me 6.7%.

Analiza periodike e ankesave mundëson identifikimin e problematikave më të shpeshta në përmbajtjet audiovizive dhe ofron një pasqyrë të shqetësimeve të publikut.

Të dhënat e mbledhura dhe shqyrtimi i ankesave kontribuojnë në forcimin e standardeve etike dhe profesionale në median audiovizive, si dhe në rritjen e përgjegjshmërisë së transmetuesve ndaj publikut.

Perpara 1 minutë për 1 prind (Video 4)

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2026 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara

Mirembahet nga INSTANT.AL