Gjashtëmujori i parë i 2026-s, Këshilli i Ankesave shqyrtoi 194 ankesa dhe mori 33 masa

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, Këshilli i Ankesave pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive ka marrë në shqyrtim 194 ankesa të paraqitura nga publiku.

Pas shqyrtimit të rasteve dhe konstatimit të shkeljeve, janë marrë këto masa administrative:
  • 32 Tërheqje Vëmendjeje
  • 1 Sanksion me gjobë

Trajtimi me përgjegjësi dhe transparencë i ankesave të qytetarëve mbetet një nga prioritetet kryesore të punës së AMA-së. Po aq i rëndësishëm është edhe promovimi i Edukimit Mediatik, si një proces që kontribuon në krijimin e një audience të informuar, kritike dhe të përgjegjshme.

AMA mbetet e angazhuar për mbrojtjen e interesit publik, forcimin e standardeve në median audiovizive dhe ndërtimin e një komunikimi të vazhdueshëm me qytetarët.

Perpara Monitorimi i përmbajtjeve gjatë muajit qershor 2026: Partitë politike, institucionet shtetërore dhe aktorët dominues në televizionet kombëtare

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2026 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara

Mirembahet nga INSTANT.AL