Transparenca AMA–TikTok, nga 4 shkurti deri më 3 gusht u hoqën nga platforma 102 video/audio

Autoriteti I Mediave Audiovizive në bashkëpunim me qytetarët dhe TikTok vijon punën për identifikimin dhe heqjen e përmbajtjeve të dëmshme nga kjo platformë.

Nga momenti i raportimit deri më tani janë shqyrtuar dhe janë marrë masa për 273 ankesa të administruara. Prej tyre, 127 janë identifikuar në shkelje të ligjit, 102 video dhe audio janë hequr nga platforma, ndërsa 25 të tjera janë ende në shqyrtim.

Nga 102 përmbajtjet e hequra, 14 video kanë qenë për akte dhune, 3 për urrejtje fetare, 3 për pamje të veprave penale, 30 për ekspozimin e fëmijëve ndaj pornografisë, narkotikëve, alkoolit, duhanit dhe dhunës, 49 për nxitje të dhunës dhe urrejtjes, si dhe 3 audio për përdorim të gjuhës që tejkalon standardet morale dhe etike.

Sa i përket piraterisë, gjatë kësaj periudhe janë raportuar 1,855 raste, prej të cilave 965 kanë qenë foto dhe 890 video. Të gjitha 1,855 foto dhe video janë fshirë nga platforma, ndërsa nuk ka asnjë rast në proces shqyrtimi.

Çdo ankesë dhe raportim i ardhur është trajtuar me përgjegjësi të plotë dhe në zbatim të dispozitave ligjore.

Perpara Gjashtëmujori i parë i 2026-s, Këshilli i Ankesave shqyrtoi 194 ankesa dhe mori 33 masa

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2026 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara

Mirembahet nga INSTANT.AL