Aplikacioni “One IPTV Player” është hequr nga Google Play Store pas një procesi verifikimi të kryer nga ekipet e inspektimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, për shkak të shkeljes së të drejtave të transmetimit. Largimi i aplikacionit u realizua pas kërkesës së institucionit drejtuar platformës Google, pasi u konstatua se ai ofronte akses të paautorizuar […]
Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2026, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka realizuar 134 inspektime, në kuadër të monitorimit dhe kontrollit të tregut audioviziv. Inspektimet janë zhvilluar në rrjetet kabllore, IPTV dhe OTT. Kontrollet janë kryer si rezultat i ankesave të paraqitura pranë AMA-s, ashtu edhe në vijim të verifikimeve të ndërmarra nga strukturat e […]
Në kuadër të angazhimit për një mjedis digjital më të sigurt dhe mbrojtjen e përdoruesve, Autoriteti i Mediave Audiovizive, në bashkëpunim me qytetarët dhe platformën TikTok, vijon punën për identifikimin, raportimin dhe heqjen e përmbajtjeve që bien ndesh me legjislacionin në fuqi dhe standardet e platformës. Më poshtë paraqiten të dhënat për periudhën 4 shkurt […]
Sot u shënua në Tiranë dita e dytë e trajnimit të ekspertëve europianë zhvilluar në kuadër të instrumentit TAIEX të Komisionit Europian, ku temë kryesore e takimit ishte “Zhvillimi i kuadrit ligjor për median audiovizive në përputhje me Direktivën për Shërbimet Mediatike Audiovizive (AVMSD) dhe Aktin Europian për Lirinë e Medias (EMFA)”. Dita e dytë […]
Autoriteti i Mediave Audiovizive, në kuadër të instrumentit TAIEX të Komisionit Europian, zhvilloi sot në Tiranë workshopin me temë “Zhvillimi i kuadrit ligjor për median audiovizive në përputhje me Direktivën për Shërbimet Mediatike Audiovizive (AVMSD) dhe Aktin Europian për Lirinë e Medias (EMFA)”. Workshop-i synon të mbështesë Autoritetin e Mediave Audiovizive në zbatimin e ndryshimeve […]
Në zbatim të rekomandimit të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Autoriteti i Mediave Audiovizive zhvilloi takimin e parë ndërinstitucional për hartimin e Memorandumit të Bashkëpunimit për ngritjen dhe funksionimin e Task Forcës kombëtare për luftën kundër piraterisë digjitale dhe audiovizive, si dhe për mbrojtjen e të drejtave të transmetimit. Drafti i parë i Memorandumit është […]
Platforma e paligjshme shqiperia.dev, e cila ritransmetonte pa autorizim përmbajtje të operatorëve audiovizivë me licencë kombëtare, përfshirë DigitAlb dhe Tring, është raportuar zyrtarisht nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA). Pas raportimit, Cloudflare reagoi menjëherë, duke konfirmuar ankesën dhe duke identifikuar ofruesit e shërbimit të hosting-ut që mbështesnin infrastrukturën e platformës. Si rezultat i ndërhyrjes, platforma aktualisht është e paarritshme. […]
Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi mori pjesë në Mbledhjen e Pestë Plenare të Bordit Europian për Shërbimet Mediatike. Kryetarja e Bordit hapi takimin me një përditësim mbi ecurinë e zbatimit të Programit të Punës së Bordit për viton 2026, ndërsa Znj. Renate Nikolay, Zëvendësdrejtore e Përgjithshme e Drejtorisë për për Rrjetet e Komunikimit, Përmbajtjen […]
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Znj. Armela Krasniqi, paraqiti në Kuvend masat e ndërmarra nga institucioni në zbatim të katër rekomandimeve kryesore të Rezolutës për Raportin Vjetor të AMA-s, duke evidentuar rezultatet e arritura në përmirësimin e kuadrit ligjor, forcimin e kapaciteteve monitoruese, mbrojtjen e fëmijëve dhe garantimin e aksesueshmërisë në shërbimet mediatike. […]
Në bashkëpunim me qytetarët dhe TikTok, Autoriteti i Mediave Audiovizive vijon punën për identifikimin dhe heqjen e përmbajtjeve të dëmshme nga platformat. Nga momenti i raportimit deri më 29 qershor AMA ka shqyrtuar dhe marrë masat për 225 ankesa të administruara mes të cilave 89 janë identifikuar në shkelje të ligjit, 65 video/audio janë hequr […]