Siguria e fëmijëve në mjedisin digjital, UNICEF: 1 në 5 fëmijë ka përjetuar shfrytëzim ose abuzim seksual të lehtësuar nga teknologjia

Siguria e fëmijëve në mjedisin digjital kërkon vëmendjen dhe angazhimin e të gjithëve. Sipas një raporti të UNICEF-it, rreth 1 në 5 fëmijë të moshës 12–17 vjeç që përdorin internetin ka përjetuar të paktën një formë të shfrytëzimit ose abuzimit seksual të lehtësuar nga teknologjia gjatë një viti. Gjetjet bazohen në të dhëna nga 21 vende.

Raporti tregon se gati 60% e rasteve kanë ndodhur në rrjetet sociale. Në 57% të rasteve, personi i përfshirë ishte dikush që fëmija e njihte. Më shumë se 40% e rasteve nuk i ishin treguar askujt, ndërsa më pak se 1% ishin raportuar te autoritetet ose shërbimet përkatëse.

Këto të dhëna nënvizojnë rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm me fëmijët për rreziqet në internet. Prindërit dhe mësuesit duhet t’i dëgjojnë pa i paragjykuar, t’i ndihmojnë të njohin situatat e rrezikshme dhe t’i inkurajojnë të kërkojnë ndihmë e të raportojnë çdo shqetësim.

Mbrojtja e fëmijëve në mjedisin digjital është përgjegjësi e përbashkët.

Perpara Krasniqi në takimin e 13-të vjetor të BRAF: Teknologjia mund ta ndihmojë gazetarinë, por nuk mund të zëvendësojë

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2026 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara

Mirembahet nga INSTANT.AL