Televizionet informative, ja sa e kanë transmetuar live protestën gjatë muajit qershor

Matjet e monitorimit të mbulimit live të protestës në 12 televizione informative gjatë 30 ditëve të muajit qershor tregojnë kohën televizive që secili prej tyre i ka kushtuar transmetimit të drejtpërdrejtë të protestës.

Në këtë monitorim nuk janë përfshirë televizionet gjeneraliste. 12 televizionet informative të përfshira në matje kanë shtrirje në të gjithë vendin, si në kanalet e lira (FTA), ashtu edhe në paketat me pagesë.

Monitorimi është kryer me të njëjtën metodologji të përdorur nga AMA për monitorimin e proceseve zgjedhore.

Një element i rëndësishëm i matjes është se në kohën totale nuk janë përfshirë emisionet, komentet apo intervistat në studio. Pra, është llogaritur vetëm koha kur protesta është transmetuar drejtpërdrejt (live). Edhe në rastet kur gjatë emisioneve në studio protesta shfaqej në sfond ose transmetohej paralelisht, kjo kohë nuk është përfshirë në matje.

Për rrjedhojë, të dhënat pasqyrojnë në mënyrë të veçuar kohën reale të transmetimit të drejtpërdrejtë të protestës, ndërsa rezultatet janë të shprehura në orë dhe minuta.

Perpara AMA: 102 përmbajtje të dëmshme janë hequr nga TikTok, mbi 1900 raste piraterie të raportuara

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2026 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara

Mirembahet nga INSTANT.AL