Të dhënat e monitorimit të përmbajtjeve për muajin qershor, të përgatitura nga ekipet e analizës në Autoritetin e Mediave Audiovizive, paraqesin shpërndarjen e kohës së transmetimit për partitë politike, praninë e institucioneve shtetërore dhe aktorët sinkron në televizionet kombëtare.
Në monitorimin e partive politike, Partia Demokratike e Shqipërisë zë 59.93% të kohës së transmetuar, e ndjekur nga Partia Socialiste me 36.68%, ndërsa deputetët e pavarur përfaqësohen me 2.43%. Partia “Mundësia” zë 0.27%, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 0.30%, Partia Lëvizja Bashkë 0.21%, ndërsa Partia e Lirisë 0.13%.
Sa i përket pranisë së institucioneve shtetërore në subjektet audiovizive, Kryeministria zë 48.42% të kohës së monitoruar, Qeveria 33.99%, ndërsa Parlamenti përfaqësohet me 15.46%. Qeveria vendore zë 1.31%, ndërsa Presidenca 0.82%.
Në treguesin e aktorëve sinkron, Edi Rama kryeson me 38.11% të kohës së transmetuar, i ndjekur nga Sali Berisha me 27.09% dhe Taulant Balla me 5.15%.

