Kryetarja e AMA-s, znj, Armela Krasniqi ka marrë pjesë në forumin e organizuar nga Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, me drejtuesit e institucioneve të pavarura. Gjatë takimit, znj. Krasniqi pasi vlerësoi bashkëpunimin mes tyre, prezantoi pikat kryesore të punës së institucionit, ndërsa theksoi se AMA është në fazën përfundimtare të konsultimit publik për ndryshimet në ligjin […]
Volumi i reklamës publike, në raport me atë të reklamave në tërësi në televizione është një nga komponentët e monitorimeve mujore që kryhen nga AMA. Të dhënat për muajin Gusht tregojnë se vlerat e reklamës institucionale në televizionet kombëtare variojnë nga, minimumi 0%, në 0.003% të volumit. Të dhëna të tjera që dalin nga monitorimi i përmbajtjeve, […]
Edhe kjo javë ka qenë e ngarkuar për ekipet që shqyrtojnë raportimet e qytetarëve për përmbajtje të dëmshme në TikTok. Nga fillimi i bashkëpunimit të AMA-s me këtë platformë dhe nga hapja e një linku të dedikuar në faqen zyrtare online të Autoritetit, ku publiku mund të raportojë përmbajtjet që i gjykon si të dëmshme, […]
Muaji Gusht ka prodhuar më shumë lajme sociale për mediat audiovizive. Të dhënat e përllogaritura nga ekipet e monitorimit dhe analizës në AMA, tregojnë se lajmet me tema sociale kanë zënë përqindjen më të madhe të hapësirës informative në televizionet kombëtare, të ndjekura nga lajmet ndërkombëtare. Siç duket në përmbledhjen e mëposhtme, pas sociales, me […]
Vetëm tre javë nga fillimi i bashkëpunimit të AMA-s me platformën TikTok dhe nga hapja e një linku të dedikuar për qytetarët, në faqen zyrtare online të Autoritetit, janë raportuar me qindra video dhe profile. Për raportimin e përmbajtjeve me dhunë, gjuhë urrejtje, abuzim me fëmijët dhe të komuniteteve apo shkelje të të drejtave […]
Kryetarja e AMA-s, znj. Armela Krasniqi ka pritur sot Presidentin e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit Polak (KRRIT), z. Maciej Swirski. Gjatë takimit të organizuar në ambjentet e AMA-s, Kryetarja Krasniqi ka shprehur vlerësimin për mundësitë e reja të bashkëpunimit që hapen sot mes dy rregullatorëve, atij shqiptar dhe polak. “Kjo është e rëndësishme, […]
Vazhdojnë raportimet nga qytetarët për videot me përmbajtje të dëmshme në TikTok. Dy javë nga fillimi i bashkëpunimit të AMA-s me këtë platformë dhe nga hapja e një linku të dedikuar në faqen zyrtare online të Autoritetit, ku publiku mund të raportojë përmbajtjet që i gjykon si të dëmshme, janë raportuar me qindra të tilla.Bëhet […]
Përshëndetje! Dekadat e fundit i kanë vënë, si profesionistët e medias ashtu edhe rregullatorët, para sfidës, mbase më të madhe të kohës sonë: Sfidës së etikës dhe profesionalizmit përballë zhvillimit marramendës të teknologjisë, si pasojë e së cilës, metodat e reja të shpërndarjes së informacionit ia kanë dalë të përmbysin formulën tradicionale të komunikimit media-publik. […]
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi prezantoi sot në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, bashkëpunimin e lidhur ndërmjet AMA-s dhe rrjetit social TikTok. Krasniqi bëri me dije se, në funksion të këtij bashkëpunimi, AMA ka proceduar me hapjen e një dritareje në faqen e saj web, ku mundësohet dërgimi […]
Kanë mjaftuar vetëm pak orë, pas bërjes publike të enjten e kaluar, të kryetares së AMA-s, Armela Krasniqi, për nisjen e bashkëpunimit me platformën TikTok, që raportimet e përmbajtjeve të dëmshme të publikuara në këtë platformë, të numërohen me dhjetra. 5 ditë nga fillimi i këtij bashkëpunimi dhe nga hapja e një linku të dedikuar […]