Transparenca AMA–TikTok, hiqen 102 Video/Audio nga platforma 

Gjatë periudhës 4 shkurt – 27 korrik, bashkëpunimi mes qytetarëve, AMA-s dhe TikTok ka vijuar për identifikimin dhe heqjen e përmbajtjeve të dëmshme nga platforma.

Ankesat e administruara
  • 266 ankesa të shqyrtuara
  • 127 raste të identifikuara në shkelje të ligjit
  • 102 video/audio të hequra nga platforma
  • 25 video/audio në shqyrtim
Nga 102 përmbajtjet e hequra
  • 14 video për akte dhune
  • 3 video për urrejtje fetare
  • 3 video me pamje të veprave penale
  • 30 video për ekspozimin e fëmijëve ndaj pornografisë, narkotikëve, alkoolit, duhanit dhe dhunës
  • 49 video për nxitje të dhunës dhe urrejtjes
  • 3 audio me gjuhë që tejkalon standardet morale dhe etike
Lufta kundër piraterisë
  • 1,820 raste të raportuara për pirateri
  • 935 foto të raportuara
  • 885 video të raportuara
  • 1,820 foto/video të fshira nga platforma
  • 0 raste në proces

Çdo ankesë dhe raportim i ardhur gjatë kësaj periudhe është shqyrtuar me përgjegjësi të plotë dhe në zbatim të dispozitave ligjore.

Perpara Monitorimi i përmbajtjeve për muajin qershor 2026

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2026 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara

Mirembahet nga INSTANT.AL