Në kuadër të angazhimit për një mjedis digjital më të sigurt dhe mbrojtjen e përdoruesve, Autoriteti i Mediave Audiovizive, në bashkëpunim me qytetarët dhe platformën TikTok, vijon punën për identifikimin, raportimin dhe heqjen e përmbajtjeve që bien ndesh me legjislacionin në fuqi dhe standardet e platformës. Më poshtë paraqiten të dhënat për periudhën 4 shkurt – 20 korrik 2026.
Në bashkëpunim me qytetarët dhe TikTok, vijon puna për identifikimin dhe heqjen e përmbajtjeve të dëmshme nga platformat. Nga 4 shkurti deri më 20 korrik 2026 janë regjistruar 263 ankesa.
- 125 janë identifikuar në shkelje të ligjit.
- 100 video/audio janë hequr nga platforma.
- 25 video/audio janë në shqyrtim.
Nga 100 përmbajtjet e hequra:
- 14 video për akte dhune.
- 3 video për urrejtje fetare.
- 3 video për pamje të veprave penale.
- 28 video për ekspozimin e fëmijëve ndaj pornografisë, narkotikëve, alkoolit, duhanit dhe dhunës.
- 49 video për nxitje të dhunës dhe urrejtjes.
- 3 audio për gjuhë që tejkalon standardet morale dhe etike.
Sa i takon piraterisë, gjatë kësaj periudhe janë shënuar:
- 1737 raste të raportuara për pirateri.
- 860 foto të raportuara.
- 877 video të raportuara.
- 1737 foto/video të fshira nga platforma.
- 0 raste në proces.
Çdo ankesë dhe raportim i ardhur është shqyrtuar me përgjegjësi të plotë dhe në zbatim të dispozitave ligjore, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm të AMA-s për mbrojtjen e interesit publik, sigurinë e përdoruesve dhe forcimin e bashkëpunimit me platformat digjitale.

