E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Lufta kundër piraterisë, denoncohet një tjetër shkelës ligji në Qarkun e Beratit

Inspektorët e AMA-s identifikojnë një tjetër server pirat në Qarkun e Beratit.  Nga inspektimet në terren u konstatua një server OTT, i cili aksesohej me anë të portalit, http://greasel.tech:2095/c Në këtë server në paligjshmëri, pa të drejta transmetimi, shpërndaheshin për abonentë fundorë platformat shqiptare, bashkë me paketat sportive përkatëse të tyre: Super Sport dhe Tring Sport. […]

Transparenca AMA-TikTok, nga 22 gushti në 20 dhjetor shënohen 730 ankesa nga qytetarët

Vijon bashkëpunimi me qytetarët dhe TikTok për heqjen e përmbajtjeve të dëmshme nga kjo platformë. Nga periudha 22 gusht-20 dhjetor janë shqyrtuar dhe marrë masat për 730 ankesa të ardhura në AMA ndërsa 285 janë vlerësuar në shkelje të ligjit. Nga këto, 280 video-audio janë hequr nga platforma dhe 5 të tjera janë në shqyrtim […]

Pas denoncimit nga AMA për piraterinë televizive, policia vë në pranga 5 administratorë

Pas denoncimit të piraterisë televizive nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, Policia Shtetit ka arrestuar pesë administratorë subjektesh pasi shisnin paketa televizive në mënyrë pirate. Ndërkohë 3 të tjerë në kërkim janë shpallur në kërkim. Kryetarja e AMA-s, Znj. Armela Krasniqi ka falënderuar Policinë e Shtetit për bashkëpunimin me rastet  e zbuluara dhe të denoncuara nga […]

Kryetarja e AMA-s takon kreun e OSBE në Shqipëri: Do të vijojmë bashkëpunimin dhe aktivitetet e përbashkëta

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Znj. Armela Krasniqi priti në ambjentet e AMA-s, kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Michel Tarran.  I shoqëruar nga shefi i Departamentit të Demokratizimit, Z.Blerim Vela dhe zyrtarin e lartë për Mediat, Z.Dane Koruga, u interesuan mbi punën e AMA-s, sfidat me të cilat institucioni përballet aktualisht, metodologjinë […]

Transparencë AMA-TikTok: Bllokohen qindra përmbajtje të dëmshme

Vijon bashkëpunimi me qytetarët dhe TikTok për heqjen e përmbajtjeve të dëmshme nga kjo platformë. Kemi shqyrtuar dhe marrë masat deri tani për: 710 ankesa te ardhura në AMA 280 janë vlerësuar në shkelje të ligjit. Nga këto, 275 video/audio janë hequr nga platforma dhe 5 të tjera janë në shqyrtim Sa i takon piraterisë, […]

REAGIM I BORDIT TË AUTORITETIT TË MEDIAVE AUDIOVIZIVE

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), duke ndjekur me shqetësim raportimet mbi ngjarjen tragjike në Tiranë, ku humbi jetën një 14-vjeçar dhe u plagosën disa të tjerë, shpreh ngushëllime të thellë familjes së viktimës, si dhe solidaritet të plotë me të plagosurit dhe familjet e tyre. AMA, duke vlerësuar si interesin më të lartë, rëndësinë e raportimit dhe […]

Konventa Kombëtare për Integrimin Evropian, tryezë diskutimesh për Lirinë e Medias, Krasniqi: Realizuam transparencën e pronësisë së mediave

Rritja e dialogut për pavarësinë dhe paanshmërinë e medias, bazuar në objektivat e përcaktuara në Udhërrëfyesin për Shtetin e së Drejtës për lirinë e shprehjes, përfshirë lirinë dhe pluralizmin e medias, ka mbledhur në Tiranë, në një tryezë diskutimi, përfaqësues të Autoritetit të Mediave Audiovizive, Lëvizjes Evropianë në Shqipëri (EMA), Qendrës për Transparencë dhe Informim […]

Delegacioni i Misionit të Vlerësimit të Nevojave në AMA për rolin në monitorimin e zgjedhjeve më 2025-n

Roli monitorues i AMA-s gjatë procesit zgjedhor,  ishte temë kryesore e takimit mes zyrtarëve të lartë të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe  delegacionit të Misionit të Vlerësimit të Nevojave (NAM), të dërguar në Shqipëri nga Zyra e OSBE-së.   Z. Ulvi Akhundlu, Zëvendëskryetar i Departamentit Zgjedhor të ODIHR-it, Z. Kakha Inaishvili, Këshilltar Zgjedhor i ODIHR […]

Transparencë AMA-TikTok: Mbi 1200 video të bllokuara për pirateri

Vazhdon bashkëpunimi i qytetarëve me AMA-n, për bllokimin e përmbajtjeve të dëmshme të publikuara në platformën TikTok. Qindra video të bllokuara për pirateri dhe qindra të tjera për përmbajtje të dëmshme janë rezultati i këtij bashkëpunimi. Nga fillimi i bashkëpunimit me këtë platformë, nga raportimet e qytetarëve, janë arritur këto rezultate 682 ankesa te ardhura […]

Sfida e mbrojtjes së fëmijve-përdorues në platformat e shpërndarjes së videove.

Nën kujdesin e presidencës hungareze të Këshillit te Bashkimit Europian, në Budapest, u zhvillua seminari me fokus mbrojtjen e fëmijëve dhe të dhënave të tyre personale në platformat online. Në të morën pjesë ekspertë nga  autoritetet  rregullatore audiovizuale dhe digjitale të vendeve të Bashkimit Europian, përfaqësues të nivelit më të lartë të platfomave online, përfaqësues të Komisionit […]

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara