E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

AMA miraton rregulloren për dhënien e licencave të transmetimit audio të komunitetit

Autoriteti i Mediave Audiovizive në kuadër të rregullimit të transmetimeve të radiove komunitare sipas ligjit për mediat audio dhe audiovizive 97/2013, në mbledhjen e bordit të datës 04 Prill 2016, miratoi Rregulloren “Për dhënien e licencave të transmetimit audio të komunitetit”. Continue Reading AMA miraton rregulloren për dhënien e licencave të transmetimit audio të komunitetit

Njoftim në lidhje me masat e marra nga AMA ndaj OSHMA-ve debitore përtej afateve ligjore

Autoriteti i Mediave Audiovizive në vijim të komunikimeve në drejtim të zbatueshmërisë së ligjit në shlyerjen e detyrimeve financiare dhe respektimin e afateve ligjore të shlyerjes, në mbledhjen e bordit të datës 30 Mars 2016 miratoi heqjen e licencave/autorizimeve për pesë ofrues të shërbimit mediatik audioviziv dhe bëri të pavlefshëm licencën/autorizimin për tetë subjekte të tjera.
Continue Reading Njoftim në lidhje me masat e marra nga AMA ndaj OSHMA-ve debitore përtej afateve ligjore

AMA miraton tarifën mujore për mbështetjen e operatorëve në platformën e RTSH-së

AMA miraton tarifën mujore për mbështetjen e operatorëve në platformën e RTSH-së Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në mbledhjen e bordit të datës 29 Mars 2016, miratoi tarifën mujore për mbështetjen e operatorëve privat vendorë në rrjetin numerik të ndërtuar nga RTSh. Metodologjia e llogaritjes së këtyre pagesave ka qenë në fokus të takimeve të… Continue Reading AMA miraton tarifën mujore për mbështetjen e operatorëve në platformën e RTSH-së

AMA publikon për konsultim publik tre projekt- rregullore të reja

Autoriteti i Mediave Audiovizive në kuadër të rregullimit të transmetimeve audiovizive, në zbatim të ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” ka publikuar në rubrikën këshillim publik, në faqen e tij zyrtare në internet, www.ama.gov.al, projekt rregulloret si më poshtë: Continue Reading AMA publikon për konsultim publik tre projekt- rregullore të reja

AMA në takim konsultativ me operatorët analogë privatë vendorë për diskutimin e tarifës së mbështetjes në rrjetin numerik të RTSH-së

Ditën e premte, më datë 19 shkurt Kryetari i AMA-s, Z. Gentian Sala, Zëvendëskryetari Z. Sami Nezaj, Drejtori i Kabinetit Z. Dritan Xhelili si dhe Drejtori Teknik i Radio Televizionit Shqiptar Z. Ermir Agaçi pritën në një takim konsultativ, të organizuar nga AMA, operatorët privatë vendorë, për të diskutuar mbi tarifën që këtyre operatorëve do t’i duhet të paguajnë për mbështetjen e programeve të tyre në rrjetin numerik të televizionit publik. Continue Reading AMA në takim konsultativ me operatorët analogë privatë vendorë për diskutimin e tarifës së mbështetjes në rrjetin numerik të RTSH-së

AMA në takim konsultativ për ndërgjegjësimin dhe zbatimin e të drejtës së autorit

Ditën e hënë, më datë 15 shkurt, Autoriteti i Mediave Audiovizive organizoi një takim me OSHMA-të dhe agjencitë e administrimit kolektiv të të drejtave të autorit me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të të gjitha palëve për rëndësinë e të drejtave të transmetimit/autorit si pjesë e pronësisë intelektuale. Continue Reading AMA në takim konsultativ për ndërgjegjësimin dhe zbatimin e të drejtës së autorit

Këshilli i AMA-s shtyn vendimmarrjen për dhënien e licencave kombëtare private të transmetimit audioviziv sipas procedurës Beauty Contest

Këshilli i AMA-s shtyn vendimmarrjen për dhënien e licencave kombëtare private të transmetimit audioviziv sipas procedurës Beauty Contest Ditën e mërkurë, më datë 27 janar 2016, u zhvillua mbledhja e radhës së Autoritetit të Mediave Audiovizive, në të cilë morën pjesë: z.Gentian Sala     Kryetar z.Sami Nezaj       Zëvëndëskryetar z.Gledis Gjipali  … Continue Reading Këshilli i AMA-s shtyn vendimmarrjen për dhënien e licencave kombëtare private të transmetimit audioviziv sipas procedurës Beauty Contest

AMA dhe Instituti Shqiptar i Medias organizojnë trajnimin “Përmirësimi i raportimit të çështjeve të fëmijëve në median audiovizive”

Në datat 16 dhe 17 dhjetor 2015 një grup prej 20 gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë në mediat audiovizive publike dhe private zhvilluan një modul trajnimi, si pjesë e projektit “Përmirësimi i raportimit të çështjeve të fëmijëve në median audiovizive”, organizuar nga Instituti Shqiptar i Medias në Tiranë, ISHM, në bashkëpunim me Autoritetin e Mediave Audiovizive, AMA. Continue Reading AMA dhe Instituti Shqiptar i Medias organizojnë trajnimin “Përmirësimi i raportimit të çështjeve të fëmijëve në median audiovizive”

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara