E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Njoftim në lidhje me masat e marra nga AMA ndaj OSHMA-ve debitore përtej afateve ligjore

   Njoftim në lidhje me masat e marra nga AMA ndaj OSHMA-ve debitore përtej afateve ligjore 

Autoriteti i Mediave Audiovizive në vijim të komunikimeve në drejtim të zbatueshmërisë së ligjit në shlyerjen e detyrimeve financiare dhe respektimin e afateve ligjore të shlyerjes, në mbledhjen e bordit të datës 30 Mars 2016 miratoi heqjen e licencave/autorizimeve për pesë ofrues të shërbimit mediatik audioviziv dhe bëri të pavlefshëm licencën/autorizimin për tetë subjekte të tjera.

Autoriteti Mediave Audiovizve edhe në mbledhjet pasuese, do të vijojë me shqyrtimin dhe marrjen e masave për të gjithë OSHMA-të debitore, duke kërkuar rritjen e ndërgjegjësimit të tyre për zbatueshmërinë e ligjit në drejtim të shlyerjeve të detyrimeve financiare brenda afateve ligjore të parashikuara.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë, më 31 Mars 2016

Perpara AMA miraton tarifën mujore për mbështetjen e operatorëve në platformën e RTSH-së

Leave Your Comment

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2021 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara